TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mandl: Dialogu ka kuptim vetëm në frymën e mirëbesimit dhe kompromisit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Mandl: Dialogu ka kuptim vetëm në frymën e mirëbesimit dhe kompromisit

Bashkëkryesuesi i Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim BE-Kosovë, euro-deputeti austriak, Lukas Mandl, ka bërë thirrje për heqjen masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se dialogu ka kuptim vetëm kur mbahet në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në takimin e 11 të komisionit parlamentar për MSA-në, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ai tha se Parlamenti Evropian mbron qasjen e balancuar në dialog, duke kapërcyer ngërçin aktual.

“Shfrytëzoj këtë rast edhe për të ritheksuar qëndrimin e Parlamentit Evropian për mbështetjen e tij të fuqishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas mendimit tim, dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm kur mbahet në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e tyre. Parlamenti Evropian mbron qasjen e balancuar ndaj ndërmjetësimit ndërmjet palëve për të kapërcyer ngërçin aktual, duke kujtuar se dështimi i dialogut të lehtësuar nga BE do të kishte pasoja edhe për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme”, tha ai.

Në anën tjetër, bashkëkryesuesja tjetër e Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë, deputetja Mimoza Kusari-Lila, vlerësoi rolin mbështetës të Parlamentit Evropian ndaj Kosovës.

“Është e domosdoshme të njohim dhe shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj të Parlamentit Evropian ndaj Kosovës dhe promovimit të demokracive dhe stabilitetit në rajonin tonë. Parlamenti Evropian ka qenë një aleat i qëndrueshëm i shpejtë, gjë që është ilustruar përmes veprimeve dhe rezolutave të tij vendimtare, që kanë kontribuar ndjeshëm në ndjekjen tonë të drejtësisë, demokracisë dhe stabilitetit rajonal. Rezoluta e Parlamentit, veçanërisht në përgjigje të sulmit terrorist në Banjska, ka nënvizuar rëndësinë kritike të llogaridhënies dhe ndjekjes së drejtësisë. E vlerësojmë thirrjen tuaj për heqjen e masave për Kosovën, pasi e konsiderojmë jo vetëm mesazh të rëndësishëm, por të drejtë po ashtu”, tha ajo./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën