TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Manaj: Shkresa e Andin Hotit për Vuçiqin joserioze, kurrë nuk do të marrë përgjigje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Manaj: Shkresa e Andin Hotit për Vuçiqin joserioze, kurrë nuk do të marrë përgjigje

Ish-Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj ka folur për shkresën që kryetari i komisionit qeveritar për të zhdukurit, Andin Hoti, ia ka dërguar presidentit serb Vuçiq, duke ia kërkuar arkivat e të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave, e cila përveç tjerash ka kryer krime në regjionin e Drenicës.

Manaj thotë se ky veprim është joserioz dhe pa efekt.

“E kam parë dhe e kam përcjellur dhe përkundër faktit që kam respekt dhe konsideratë për Andinin dhe përkushtimin, historinë dhe prejardhjen e tij, kjo çështje ka dalë të jetë më së paku joserioze dhe pa asnjë efekt”, ka deklaruar Manaj.

Ai tutje ka shtuar se komunikimi me presidentin e Serbisë do të duhej të bëhej në mënyrë homologe.

“Kjo do të ishte sikur një kryetar i ndonjë komisioni qeveritar të Serbisë t’i drejtohej me një shkresë presidentes ose kryeministrit tonë, për të cilin nuk do të merrte kurrë përgjigje. Kurrë nuk do të ketë përgjigje nga Vuçiqi apo ndonjë Vuçiq tjetër ndaj një kërkese të një kryetari të një komisioni të Kosovës në këtë rast ose cilitdo vend tjetër për një çështje kaq të rëndësishme, kaq fundamentale për të drejtat e njeriut, liritë e njeriut, për familjen, prindërit, ata që kanë mbetur të goditur nga pasojat e luftës dhe presin me ankth”, ka shtuar Manaj në Ditari në Tëvë 1.

Sipas Manajt Kurti ose Osmani do të duhej ta dërgonin këtë shkresë, edhe pse nuk është e sigurt nëse Vuçiq do t’u përgjigjej atyre.

“Nuk është e sigurtë që do të përgjigjej edhe ndaj tyre [Kurtit dhe Osmanit], por së paku ka kuptim komunikimi mes presidentëve, mes kryeministrave, ka nivele të komunikimit. Mbetet hapësirë për të thënë se edhe kjo është bërë për çështje, për t’u duk se po bëjmë diçka”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën