TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maloku: Kolegët nga Ministria e Diasporës do të duhej që të fitojnë përvojën, jo të marrin pozita në MPJD

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Maloku: Kolegët nga Ministria e Diasporës do të duhej që të fitojnë përvojën, jo të marrin pozita në MPJD

Maloku në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, tha se kolegët nga Ministria e Diasporës janë të mirëseardhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, por sipas tij, ata fillimisht do të duhej të integrohen gradualisht e jo të marrin pozita kyçe.

Ai thotë se është dëmtuar ndërtimi i kapaciteteve të deritanishme.

“Jo vetëm që ka pasur pakënaqësi por mendojmë se është dëmtuar ndërtimi i kapaciteteve të deritanishme, sepse kolegët nga Ministria e Diasporës janë të mirëseardhur, por ata fillimisht do të duhej të integrohen gradualisht që të fitojnë përvojën dhe në mënyrë që të fillojnë nga gradat më të ultë e jo të marrin pozicione kyçe”, ka deklaruar Maloku.

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka paraqitur 14 kërkesa të cilat janë:

1.Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

2.Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;

3.Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

4.Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

5.Të nderpritet hakmarrja ndaj sindikates dhe kryetarit te saj menjehere ne pajtim me ligjin per organizimin sindikal.

6.Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.

7.Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

8.Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;

9.Te nderpriten konkurset e shpallura ne menyre kunder ligjore (i jashtem dhe levizje paralele).

10.Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

11.Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

12.Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

13.Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

14.Nxjerrja e aktemerimeve ne menyre selektive dhe mohimi per nje pjese te nëpunësve civil.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kulla: Ulja e Osmanit pranë Trump tek Bordi i Paqes, një hap i sigurt drejt një mandati të dytë për presidenten

Kulla: Ulja e Osmanit pranë Trump tek Bordi i Paqes, një hap i sigurt drejt një mandati të dytë për presidenten

Shtëpia e pabanuar në Zveçan, strehë e armëve

Shtëpia e pabanuar në Zveçan, strehë e armëve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kulla: Ulja e Osmanit pranë Trump tek Bordi i Paqes, një hap i sigurt drejt një mandati të dytë për presidenten

Kulla: Ulja e Osmanit pranë Trump tek Bordi i Paqes, një hap i sigurt drejt një mandati të dytë për presidenten

UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën