TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maloku: Duhet të dëgjohen thirrjet e ndërkombëtarëve për formimin e institucioneve

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Maloku: Duhet të dëgjohen thirrjet e ndërkombëtarëve për formimin e institucioneve

Politologu, Albinot Maloku ka thënë se vetizolimi politik i krijuar nga partia në pushtet po e kthen Kosovën në situatën ku duhet intervenimi i ndërkombëtarëve për ta zgjidhur.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Maloku është shprehur se thirrjet dhe këshillat e ndërkombëtarëve për formim sa më të shpejtë të institucioneve duhet të dëgjohen.

“Ky vetizolim që po rrjedh si pasojë e vetinterpretimit të asaj se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë nga I pari pas procesit zgjedhor ka krijuar këtë situatë e cila po e kthen Kosovën në atë situatën e ndërkombtarokracisë ku duhet pesha e faktorit ndërkombëtar prapë me intervenu. Kjo është jashtëzakonisht e pafalshme për një spektër të njerëzve të politikës të cilët në një formë ose tjetër, sidomos të atyre që në vazhdimësi kanë ndarë mendimin se faktori ndërkombëtar duhet të ketë atë kurtuazin e mosndërhyrjes mirëpo kemi sjellë prapë gjendjen që prapë kemi këtë presion. Nuk është se nuk ka pasur zëra, por nuk I kanë dëgjuar këta zëra. Zëri I parë që ka ardhur menjëherë pas 9 shkurtit ka qenë zëri që është dashur të dëgjohet I pari pra ka qenë I sekretarit të NATO=s ku ka thënë se Kosova do të duhej ta kishte një qeverisje të koalicionit Në rrafshin përfundimtar do të duhej me u dëgju këto këshilla e vetmja çështje që u kërkua nga ambasadorët e Francës Gjermanisë ishte dëgjoni këshillat, ishte një decidive, mos bëni krahasime çfarë po bëjnë palët tjera e çfarë po bëjmë ne, mirëpo jetësoni ato për të cilat keni thënë po”, ka deklaruar Maloku.

Ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropianë, të mërkurën në Prishtinë i kanë bërë thirrje Kosovës t’i “bëjë detyrat” dhe ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.

Në një tryezë ku u diskutua për integrimin evropian të Kosovës, ambasadori i BE-së, Aivo Orav tha se duhet partner e që kjo arrihet me formimin e qeverisë.

“Ajo që presim shumë nga Kosova është, së pari, të kemi një partner. Po, kemi një partnere – presidenten – por na nevojitet edhe pushteti ekzekutiv. Pra, kemi nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”, është shpehur Orav.

Nga ana tjetër, duke konsideruar se Kosova ka një mundësi të mirë aktualisht për integrim me përbërjen e re të Bashkimit Evropian, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde po ashtu bëri thirrje për formimin e institucioneve.

“Nesër kemi përpjekjen e 23-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, çfarë imazhi na e jep neve kjo? Ne i bëjmë thirrjet tona, por detyrat duhet të bëhen nga politikanët. … Thirrja ime përsëri është, bëni detyrat, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe këshilla ime është, nisni nga formimi i institucioneve”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ndërkohë që bëri thirrje të shfrytëzohej ky momentum, potencoi se Kosova duhet të dëgjojë miqt e të mos “vetizolohet”.

“Si e izolon veten? Duke mos i dëgjuar miqtë , duke kultivuar qëndrime se vetëm unë kam të drejtë, duke gjetur të gjitha arsyet për mos t’i respektuar zotimet. Lutja ime është dëgjojeni miqtë tuaj, Kallas dhe Costa ishin këtu, ndërsa në Tiranë u takuan Osmani dhe Macron”, thotë ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet SHBA-në kundër regjimit iranian

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Kosova qëndron pa mëdyshje pranë SHBA-së pas sulmeve ndaj Iranit

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

​IKD kërkon ridraftim të Udhëzimit Administrativ për qasjen në Sistemin e Evidencës Penale

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Ndryshim i madh për WhatsApp – vjen opsioni që përdoruesit e kanë pritur prej kohësh

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të hënën pas sulmeve të Izraelit në Iran

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve ndaj Iranit

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Pse disa njerëz kanë shumë nishane

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin iranian falë Donald Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën