TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Malisheva në Superligë edhe për edicionin 2022/23

nga tëvë1
28 Maj, 2022
0
A A
Malisheva në Superligë edhe për edicionin 2022/23

18:10 Malisheva në Superligë edhe për edicionin 2022/23

Malisheva ka siguruar edhe për një edicion Superligën e Kosovës. Malisheva në barazhin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka fituar me rezultatin 3:1 ndaj Vushtrrisë.

Tifozët e Vushtrrisë demoluan portën që ishte pranë tribunës ku ata ishin të vendosur, ndërsa thyen edhe një numër të konsiderueshëm të karrigeve.

Të besuarit e Arsim Thaqit në pjesën e pare shkoj në pushim me epërsi prej dy golave, së pari shënoi Yoan Marc-Olivier në minutën e 17-të të ndeshjes, kur gjuajti fuqishëm pas harkimit të Ronald Sobowales. Ndërsa me pas Mërgim Pefqeli e dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të, pasi u asistua nga Marc-Olivier.

Kurse edhe në pjesën e dytë Malisheva e dominuan skuadrën e Vushtrrisë, ku edhe gjetën golin e tretë.

Mirëpo para golit të tretë te Pefqelit,  tifozët e Vushtrrisë, “Forca”, e demoluan portën nga tribuna jugore, dhe një pjesë të karrigave ku me pas edhe i hudhën brenda fushës. Kjo erdhi si pakënaqësi kur gjyqtari Gramoz Shala vendosi të akordoj penallti në minutën e 77-të, pas rishikimit të teknologjisë Var. Sipas Shalës, Edon Pasoma shkaktoj ndërhyrje të palejuar brenda zonës ndaj Mërgim Pefqelit.

Por pas këtij incidenti ka ndërhyrë njësia speciale që e zbrazi tribunën ku ishin të vendosur tifozët vushtrrias. Ndeshja rinisi me 15-të minuta vonesë, ndërsa Pefqeli e shënoi edhe golin e tretë të Malishevës.

Ndërsa ajo çka arriti të bënin vushtrriasit në këtë takim, ngushtuan epërsinë në 1:3 me realizator Medin Gashi në minutën e 107-të, i cili realizoj me kokë nga afërsia.

Malisheva me këtë fitore e siguroj qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër, derisa Vushtrria e cila synoj rikthimin në elitën e futbollit kosovar pas dy vjetësh, në 100 vjetorin e themelimit të klubit, mbetët ta kërkoj në edicionin e ri kthimin në elitë


18:05 Vushtrria ngushton epërsinë

Medin Gashi i Vushtrrisë e ka ngushtuar epërsinë e Malishevës në ndeshjen që po luhet në Podujevë.

Shënues ishte 16-të vjeçari Medin Gashi, i cili në minutën e 107-të realizoi gol me kokë nga afërsia dhe e mposhti portierin Flamur Gashi.


17:53 Malisheva trefishon epërsinë

Pas 15-të minutave lojë ndalesë Mërgim Pefqeli ka trefishuar epërsinë e Malishevës.

Pefqeli tek në minutën e 95-të, pas ndërprerjes arriti të dërgoj topin në rrjetë nga penalltia. Për 28 vjeçarin ky ishte edhe goli i tij i dytë në këtë takim.

Tani Malisheva po fiton 3:0 ndaj Vushtrrisë, dhe pritet të mbes në Superligë edhe për edicionin 2022/23


17:43 Demolohet porta e thyhen karrige në “Zahir Pajaziti” nga tifozët e Vushtrrisë

Është ndërprerë ndeshja mes Malishevës dhe Vushtrrisë. Në minutën e 76-të, të besuarit e Arsim Thaqit fituan njëmbëdhjetë metërsh vetëm rishikimit nga teknologjia Var.

Mirëpo kjo ka irrituar tifozët e Vushtrrisë “Forca”, të cilët shqyen rrjetën dhe demoluan pjesën e tribunës duke gjuajtur me karrige në fushë.

Kjo erdhi ku gjyqtari Gramoz Shala në minutën e 77-të dha penallti pasi e rishikoi sistemin VAR. Ai pa një tërheqje të Edon Pasomës në Mërgim Pefqelin.

Ky vendim çoi në reagimin e tifozëve vushtrrias. Njësia speciale ka hyrë në atë pjesë të tribunës dhe është duke i larguar nga stadiumi tifozët e Vushtrrisë.


16:49 Malisheva shkon në pushim me epërsi të dyfishtë 

Skuadra e Malishevës ka shkuar në pushim të pjesës së parë me epërsi të dyfishtë.

Në ndeshjen finale të barazhit e cila po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, rezultati është 2:0 për Malishevën.

Golat për ekipin e “Tornados” erdhën nga Marc Olivier 17’ dhe Mërgim Pefqeli 25’.
Kjo ndeshje përcakëton largimin apo mbetjen në Superligën e Kosovës.


16:26 Malisheva dyfishon epërsinë me Mërgim Pefqelin

Mërgim Pefqeli është shënuesi i golit të dytë për skuadrën e Malishevës.

Pefqeli në minutën e 25-të e plasoj topin në rrjetë, pas një asistim nga Marc Olivier që pak minuta me parë shënoj golin e parë.


16:19 Malisheva në epërsi ndaj Vushtrrisë

Skuadra e Malishevës ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë në ndeshjen finale të barazhit për largim apo mbetje në Superligë.

Në minutën e 17-të të ndeshjes të besuarit e Arsim Thaqit, gjetën epërsinë me realizator Marc Olivier, pas një asistimi nga Sobowale.

Ndeshja finale e barazhit po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë


15:13  Malisheva e Vushtrria publikojnë formacionet

Malishevën dhe Vushtrrinë i pret ndeshja kryesore e sezonit sot në Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 16:00.

Ndeshja që përcakton se kush do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm, me Vushtrrinë që pretendon rikthimin në elitë, ndërsa Malisheva synon mbetjen.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Vushtrria: Tahiri, Pasoma, Shala, Caka, Emini, Maxhuni, Osmani, Halimi, Vecaj, Teqja, Rexhaj.

Malisheva: Gashi, Xhaka, Kryeziu, Dumani, Piraj, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Sobowale, Marc-Olivier, Berisha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

Bashkimi fiton në Prizren, ngushton serinë ndaj Trepçës

Jamie Vardy përshëndetet si legjendë nga Leicester City

Jamie Vardy përshëndetet si legjendë nga Leicester City

Formula 1, Verstappen dominon në Imola

Formula 1, Verstappen dominon në Imola

Biden flet në “Time”, magazina e famshme e vëren në kabinet medaljen e Kosovës për djalin e tij

Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

Bashkimi fiton në Prizren, ngushton serinë ndaj Trepçës

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X