TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maliqi: Në veri ka stabilitet, mund të shqyrtohet zvogëlimi i Policisë së Kosovës

by teve1
9 muaj ago
2
A A
Maliqi: Në veri ka stabilitet, mund të shqyrtohet zvogëlimi i Policisë së Kosovës

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, vlerëson se duke qenë situatë më stabile në veri të Mitrovicës, nuk ka nevojë të ketë prani shumë të madhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas Maliqit, tani do të ishte mirë që pas analizimit të ekspertëve të fushës të shihej mundësia e tërheqjes apo zvogëlimit të forcave, të cilat siç ka theksuar ai në rast të ndonjë tensionimi mund të rikthehen sërish.

“Mendoj që është mirë që tani të analizohet situata nga ekspertët e fushës dhe të shihet mundësia e tërheqjes apo zvogëlimit të forcave atje sepse tani shihet se është një situatë stabile. Eshtë një situatë e mirë por nëse ka tendenca të prishjes apo të grupimit të kriminelëve ka mundësi që forca të rikthehen për një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe përsëri të pozicionohen në pozitat ku janë. Mirëpo nuk është e domosdoshme ndoshta sot të jenë krejt ato grupe policore apo ai numër aq i madh i policëve për momentin sepse shihet që është arritur ai rezultati i dëshiruar se është një situatë pak më e qetë”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se shumica e kriminelëve që për vite kanë vepruar në veri të Mitrovicës tashmë nuk gjenden atje, pasi në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i arrestonte ata.

“Pjesa dërmuese e kriminelëve që atje kanë vepruar me vite më si duket nuk gjenden në Mitrovicë, po të jenë aty me siguri nëse kanë informacion policët e Kosovës do t’i arrestonin ata, por ata ose janë strehuar e janë mbyllur diku ose kanë ikur nga veriu i Mitrovicës dhe kanë shkuar në vendet prej nga kanë ardhur..”, është shprehur Maliqi./teve1.info/

Tags: Mitrovice e VeriutPolicia e KosovesReshat Maliqistabilitet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën