TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mali i Zi vazhdon t’i strehojë kriminelët e luftës

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Mali i Zi vazhdon t’i strehojë kriminelët e luftës

Momçilo Vukotiç dhe Zhika Vuksanoviq, në muajin shtator u arrestuan nga policia malazeze. Ekstradimin në Kosovë të dy serbëve të dyshuar për krime lufte e pengoi ish-ministri i Drejtësisë, Marko Kovaq. Arsyetimi i ish-ministrit po quhet qesharak nga njohësit të çështjeve politike në Mal të Zi, ndërsa Ministria e Drejtësisë në Kosovë thotë se nuk do të rri duarkryq.

Në fund të muajit shtator, dy shtetas serbë u ndaluan nga policia malazeze.

Kjo pasi mbi Momçilo Vukotiç dhe Zhika Vuksanoviq, rezultoi se kishte një flet-arrest ndërkombëtar.

Të dy këta dyshohet se kanë kryer krime të luftës në Kosovë.

Vetëm pak kohë më pas, gjykata malazeze nxori vendimin se Vukotiç dhe Vuksanoviq, duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Kosovës.

Por, ekstradimin e tyre e pengoi, ish-ministri i drejtësisë, Marko Kovaq.

E arsyetimin e ish-ministrit, njohësit e çështjeve politike në Mal të Zi, po e quajnë qesharak.

“Shpjegimi i Ministrisë së Drejtësisë ishte shumë qesharak se gjoja ka dyshime për persekutim politik dhe shkelje të konventës evropiane për të drejtat e njeriut, kur dihet këtë kërkesë e ka bërë Interpoli dhe dihet që kjo kërkesë është në harmoni me këto konventa. 1:10 Dihet që Mali i Zi, edhe pse në shikim të parë duket që ka bashkëpunuar megjithatë ka bërë shumë eskalime duke dashur që kriminelet e luftës mos të ekstradohen sidomos në Kosovë”, tha Ali Salaj, analist politik nga Mali i Zi.

E ky vendim, sipas njohësit tjetër të çështjeve politike në shtetin malazez, Ismet Kallaba, mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Mendoj që edhe Kosova mund ta bej të njëjtën gjë, sigurisht kjo nuk është diçka e mirë, sepse vë në pikëpyetje edhe marrëveshjet e nënshkruara. Ju e dini qe kemi një marrëveshje të mirëkuptimin të firmosur nga Mali dhe Administrata e UNMIK-ut, atëherë vihet në pikëpyetje për çfarë ekziston kjo marrëveshje dhe cila është vlera e tyre?”, tha Ismet Kallaba, analist politik nga Mali i Zi.

E të motivuar politikisht arsyetimin e ish-ministrit të Drejtësisë, po e cilësojnë njohësit e çështjeve juridike në Kosovë.

“Në këtë rast mendoj se gjykatat e kanë kryer punën e vet me profesionalizëm të lartë dhe me etikë ndërsa ajo që ka dështuar është Ministria e Drejtësisë, ndonëse ligji ja njeh kompetencën që MD të vendos e fundit për ekstradim, prapë se prapë mendoj që vendimi i ish-ministrit ka qenë i motivuar politikisht dhe nuk ka pasur bazë ligjore për të mos ekstraduar dy shtetasit e kërkuar nga Kosova për krime lufte. Konsideroj që arsyet të cilat janë dhënë nga ish-ministri i Drejtësisë janë shumë të paqëndrueshme dhe pajustifikueshme”, tha avokati, Arbër Jashari.

Të dy serbët e dyshuar për krime lufte në Kosovë u lanë të lirë në Mal të Zi.

Ndërsa duarkryq për këtë thonë se nuk do të rrinë autoritetet kosovare.

“Vlen të ceket se ish ministri i ka marr këto vendime në ditët e fundit të mandatit të tij, me të cilat vendime nga deklarimet publike të Qeverisë së re të Malit të Zi, të njëjtit nuk pajtohen dhe presim reflektim nga ana e tyre. Prandaj, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk pajtohet me këtë vendim dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast”, kanë deklaruar nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë për Tëvë1, po ashtu kanë thënë se për rastin e Vuksanoviç, e ka pranuar vendimin përmes Interpolit, ndërsa ende është në pritje të vendimit përmes Ministrisë së Drejtësisë të Malit të Zi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur bashkë me foshnjën e tij në Demiraj të Gjilanit

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Muçi protagonist te Trabzonspori, shënon gol dhe asiston në fitoren ndaj Gaziantepit

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën