Të paktën 35 persona kanë vdekur e 43 janë plagosur pasi një veturë përplasi një turmë njerëzish në qytetin Zhuhai të Kinës kanë bërë të ditur autoritetet.
Drejtuesi i mjetit, një mashkull 62-vjeçar i quajtur Fan, dyshohet se ka drejtuar qëllimisht veturën duke goditur traun ndarës e duke hyrë në Qendrën Sportive Zhuhai në atë që policia lokale e përshkroi si një sulm serioz e të një egërsie të skajshme, raporton BBC.
Mediat kineze raportuan se mes të plagosurve ishin shumë të moshuar, si dhe adoleshentë e fëmijë.
Possible terrorist attack in China: car runs into a crowd in the city of Zhuhai.
A 62-year-old driver crashed his car into a crowd of people near a local sports center, injuring more than 20 people and killing several of them.
The perpetrator was detained and his motives are… pic.twitter.com/gXgWNq4nxs
— Trending News (@Trend_War_Newss) November 11, 2024