TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë”, tha Macron për transmetuesin France Inter.

“Franca nuk po dërgon armë”, shtoi ai.

Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kishin dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

Në shtator, Britania njoftoi për pezullimin e eksporteve të armëve për Izraelin, duke u thirrur në “rreziqe reale” se ato armë mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar, shkruan REL.

Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gazë që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

“Mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Mendoj se është gabim, përfshirë edhe për sigurinë e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon në “urrejtje”.

Ai po ashtu foli edhe për përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – në Liban. Ai tha se ky përshkallëzim është “prioritet”.

“Libani nuk mund të bëhet Gaza e re”, tha ai.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet njëvjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë.

Tags: BEEmmanuel MacronIzraeli
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Vdes ish-pronari i Chelseas

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për 14-të vjedhje të rënda

Mbeturinat bllokojnë rrugën “Lord Bajron” në Prishtinë, heshtin Komuna dhe KRM “Prishtina”

Mbeturinat bllokojnë rrugën “Lord Bajron” në Prishtinë, heshtin Komuna dhe KRM “Prishtina”

Policia në Ferizaj ndëshkon katër shoferë të dehur, ua pezullon patentë-shoferët deri në 9 muaj

Policia në Ferizaj ndëshkon katër shoferë të dehur, ua pezullon patentë-shoferët deri në 9 muaj

Presidentja nderoi ushtarët britanikë: Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja nderoi ushtarët britanikë: Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Haradinaj nderon të rënët britanikë në Prishtinë: Përkulemi para sakrificës së tyre

Haradinaj nderon të rënët britanikë në Prishtinë: Përkulemi para sakrificës së tyre

Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ambasada Britanike organizoi Ceremoninë e Përkujtimit në Prishtinë

Ambasada Britanike organizoi Ceremoninë e Përkujtimit në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën