TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Macron kërkon nga SHBA-të presion mbi Izraelin, përndryshe BE-së do t’i duhet të marrë masa

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Macron kërkon nga SHBA-të presion mbi Izraelin, përndryshe BE-së do t’i duhet të marrë masa

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për mënyrën se si e ka trajtuar luftën në Gaza, duke thënë se fati i civilëve dhe pengjeve nuk duhet të “lihet në duart e atyre për të cilët lirimi i pengjeve nuk është përparësi”.

“Prioriteti i parë i Netanyahut nuk është lirimi i pengjeve, përndryshe ai nuk do të kishte nisur ofensivën e fundit në Qytetin e Gazës, as nuk do të kishte goditur negociatorët në Katar”, tha Macron në një intervistë me transmetuesin publik FRANCE 24.

Macron theksoi se “lufta totale vret civilë, nuk e shkatërron Hamasin” dhe se pavarësisht sulmeve të përsëritura të Izraelit, grupi palestinez mbetet i aftë të luftojë.

Ai përsëriti thirrjen e Francës për një armëpushim në Gaza dhe tha se njohja e një shteti palestinez kishte për qëllim ringjalljen e procesit të paqes.

Udhëheqësi francez i kërkoi gjithashtu SHBA-së, “vendi i vetëm me mjete shumë konkrete për të ushtruar presion”, që ta shtyjë Izraelin të ndryshojë kursin, duke thënë se nëse kjo nuk arrihet, vendet e BE-së do të duhet të marrin në konsideratë sanksionet.

Macron tha se çdo veprim izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar do të kalonte një “vijë të kuqe” për Francën dhe paralajmëroi se mbyllja e konsullatës franceze në Jerusalem do të ishte një “gabim i rëndë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Sulmet ruse lënë të vrarë 7 persona në Ukrainë, teksa në Abu Dhabi vijojnë bisedimet për paqe

Departamenti i Shtetit i SHBA-së aprovon shitjen e mundshme të avionëve F-15 Arabisë Saudite

Departamenti i Shtetit i SHBA-së aprovon shitjen e mundshme të avionëve F-15 Arabisë Saudite

Rast i rrallë – fëmijët 9 dhe 7 vjeç paraqitën në shkollë, nuk kanë ndjekur asnjë ditë mësim

Rast i rrallë – fëmijët 9 dhe 7 vjeç paraqitën në shkollë, nuk kanë ndjekur asnjë ditë mësim

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë, lëndohet një person

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën