Ai tha se vazhdimisht po i dëgjon të rinjtë duke folur për mundësitë që të largohen nga Kosova.
“Ju po e shihni, Kosova u braktis. Nuk iu intereson të rinjve, kur dal në Vushtrri nuk dëgjoj se bëjnë tjetër diskutim veç qysh me ik. Po me ik, ik, por qysh kthehesh? S’do ku po shkojnë të rinjtë tonë. Unë vet kam jetuar në Gjermani dhe tash më mirë i këqyri delet e mia sesa me shkua me ia këqyr delet gjermanit, a italianit apo francezit”, u shpreh Kasumi.
Ai me tej iu bëri apel të rinjve që të kthehen në Kosovë pasi tha se “mundësitë janë për t’iu kthyer këtij vendi”. /teve1.info/