TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV thotë se Rama po e bllokon unazën e kryeqytetit, ekspertët vlerësojnë se projekti ka mangësi

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos i bllokoj projektin e unzës së kryeqytetit. Por, nga opozita në kryeqytet thonë se vet Rama është ai që nuk po merret seriozisht me projektin dhe po bllokon atë. Kurse edhe njohësit e komunikacionit e quajnë projekt të mirë por të njëjti, thonë se duhet kohë për realizimin e tillë.

by Fëllënza Krasniqi
4 javë ago
1 0
A A

Unaza kryeqytetit, është një projekt që përmendet tash e sa vite.

Mirëpo, puna akoma nuk ka nisur.

Drejtuesit e kryeqytetit projektin e konsiderojnë të domosdoshëm, mirëpo fajin për mos nisjen e punëve ia hedhin Qeverisë.

“Nuk ka nevojë për asnjë zvarritje apo zgjatje, sepse në fund të ditës qytetarët po humbin. Se vetëm me pas parasysh se 187 mijë vetura hyjnë në territor të Prishtinës gjatë 24 orëve, nëse kishte me qenë kjo unazë e ndërtuar atëherë komplet një pjesë me thanë 40% shkarkohen nuk kanë nevojë me hy prej ‘Veternikut’ nëpër qendër të Prishtinës për me dal në ‘Kodrën e Trimave’ apo ‘Kolovicë’, por shkojnë nëpërmjet unazës”, thotë Gëzim Kastrati – drejtor i Transformimit në Prishtinë.

Mirëpo qëndrim të kundërt me drejtorin e transformimit në kryeqytet, ka partia në pushtetin qendror, Lëvizja Vetëvendosje.

Asamblisti i LVV-së, Besart Krasniqi, thotë se ky projekt po bllokohet dhe po neglizhohet nga vet kryetari Rama.

“Unaza e qytetit është një projekt shumë i rëndësishëm dhe serioz, por e vërteta është që kryetari Rama nuk është aspak serioz në lidhje me fillimin e këtij projekti madhorë për kryeqytetin për Prishtinën. Andaj ky i fajëson të tjerët për bllokadë, kurse bllokuesi i vërtetë është kryetari Rama duke mos u marrë seriozisht me projektet e mëdha të Prishtinës e sidomos me projektin unaza e kryeqytetit. I bëjë thirrje kryetarit Rama, që të marrë hapa konkrete në lidhje me fillimin e këtij projekti madhorë dhe të lë anash fjalën “bllokadë” që po e përsërit edhe këtë mandate”, ka thënë ai.

Projektet për unazat e kryeqytetit, sipas profesorit Nol Deda kanë shumë mangësi.

“Projektet e tilla gjithmonë janë lehtësi edhe e ruajnë sigurinë e komunikacionit rrugorë.  E para unaza e Prishtinës ende nuk është e definuar se nga është, e dyta siç janë tu e quajtur këta zona e jashtme dhe e brendshme. Unaza e jashtme lidhet me rrugët regjionale dhe me rrugët nacionale, pastaj edhe me autoudhën, pastaj kjo na mundëson ne lidhjen midis unazës së parë dhe asaj të dytë, përmes rrugëve qofshin ato një kahore apo dy kahore”, vlerëson Deda.

Televizioni ka provuar gjatë gjithë javës që të marrë edhe një qëndrim nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën