LVV-ja përmes një postimi në Facebook, ka thënë se SHBA-ja ka përmendur njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë e jo formimin e Asociacionit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes. Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken”, thuhet në njoftim.
Nga LVV-ja kanë thënë se SHBA-ja për herë të dytë përsërit qëndrimin që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes.
“Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi”, thuhet më tej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /teve1.info/