TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​LVV pret rezultat pozitiv nga votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së

nga TËVË 1
13 Prill, 2024
0
A A
Deputetja e LVV-së: BE të insistojë më tepër që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen

Në prag të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, në Lëvizjen Vetëvendosje presin rezultat pozitiv.

Sipas partisë në pushtet, vendi ka plotësuar të gjitha kriteret dhe më 16 prill, do të marrë dritën e gjelbër në asamble, për t’i hap rrugë vendimin final të Komitetit të Ministrave në muajin maj. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti i bëjnë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj Serbisë për fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionin parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KP, se Kosova s’duhet të mbetet peng i proceseve politike, andaj edhe Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme, duhet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Deri tani si shtet i kemi plotësuar të gjitha kriteret për të qenë anëtarë të Këshilli të Evropës, besoj se suksesshëm do të arrijmë ta kalojmë edhe këtë fazë të radhës të diskutimeve më 16 prill. Unë besoj se Asambleja Parlamentare do të votojë pro Republikës së Kosovës, pasi s’kemi asnjë kriter që ka mbetur pezull ose i paplotësuar prej anës së Republikës së Kosovës. Duke e parë se disponimi është jashtëzakonisht i mirë dhe interesi i deputetëve që janë anëtarë të Asamblesë Parlamentare është shumë i madh që të ndihmojë Kosovës që suksesshëm të kalojmë këtë fazë. Unë besoj se do të kemi lajme të mira javën që vjen”, thotë ajo.

Sipas saj, Komiteti i Ministrave nuk duhet të dalë në kundërshtim me vendimin e Asamblesë Parlamentare.

Ajo thekson se çfarëdo lloj tentative për të pronloguar procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe vendosjen e ndonjë kushti shtesë do të ishte e padrejtë.

“Këta ministra është shumë keq nëse dalin në kundërshtim me atë çka vet deputetët e tyre, anëtarë të Asamblesë Parlamentare e bëjnë. Kush më mirë sesa deputetët e Asamblesë Parlamentare mund ta dinë nëse është e gatshme apo jo Kosova të jenë anëtare. Nëse vendosë Asambleja Parlamentare atëherë çfarëdo lloj tentative për të pronlonguar procesin e anëtarësimit do të ketë një tendencë tjetër që mund të kuptojmë varësisht prej shteteve. Mirëpo ne po supozojmë se unë besoj se edhe Komiteti i Ministrave do të tejkalojë, pasi s’ka arsye të mbajë pezull edhe më tutje anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pasi s’ka kritere që nuk janë plotësuar dhe kriteri është që mos të ketë kritere që dalin gjatë rrugës. Por nëse dalin atëherë këtu na lejon të kuptojmë që gjithçka po ndërlidhet me procesin politik, kjo e cila është pengesë shumë e madhe, gjë që nuk do të duhej të ndodhte. Nëse ndodh do të shpërfaqej tendenca që me mbajt Kosovën peng të proceseve politike”, shton Kryeziu-Hyseni.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, nënvizon se diplomacia kosovare po punon aktivisht me shtetet anëtare të KiE-së për t’i siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë.

“Besoj se shtetet nuk do të ndryshojnë mendjen e tyre për një periudhë kaq të shkurtër kohore vetëm pse Serbia ka angazhuar lobues për të kundërshtuar anëtarësimin e KOSOVËS në Këshill të Evropës. Ne nuk duhet të qëndrojmë duarkryq as sot derisa po flasim edhe pse e dina se kemi përkrahje të madhe atyre brenda. Do të vazhdojmë deri në momentin kur të jepet vendimi përfundimtar”, thekson ajo.

Krahas kësaj, ajo kërkon nga vendet e QUNIT-it që në vend që t’i kërkojnë Kosovës themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës të reagojnë ndaj Serbisë për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj të vitit 2022.

Tags: Arbëreshë KryeziuAsambleja Parlamentarekie
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Izraeli vret edhe 54 persona në Gaza gjatë natës

Izraeli vret edhe 54 persona në Gaza gjatë natës

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse flini më pak se gjashtë orë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse flini më pak se gjashtë orë?

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

“Po i hyjmë në hak”- Peci i VV-së thotë se për situatën në Kuvend nuk është shkaktare Haxhiu

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Zveçan

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

“Këto seanca plenare ndoshta më mirë edhe ju me bojkotu, spo prodhon asgjë” – Kadrijaj iu drejtohet mediave

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Bajrami thotë se LDK-ja sot do të argumentojë te presidentja pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X