TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV pret plan konkret për zbatimin e marrëveshjeve nga takimi Kurti – Vuçiq

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se takimi i Kurti – Vuçiq do të fokusohet në planin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Rrustemi kërkon nga ndërmjetësuesit e dialogut të mos fokusohen vetëm te themelimi i Asociacionit, por tek implementimi në tërësi i të gjitha pikave të marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Brukselit.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e vendosur për t’i bërë presion Serbisë që ta zbatojë ujdinë.

“Unë besoj se do të fokusohet tek plani i veprimit i detajuar dhe senkuencuar i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, për të cilin ne kemi thënë në vazhdimësi që kjo marrëveshje duhet të zbatohet në tërësi dhe në mënyrë të pakushtëzuar dhe menjëherë. Kjo nënkupton se të gjitha ato pika duhet të sekuencohen në mënyrë të drejtë, korrekte dhe gjithëpërfshirëse që garanton zbatim të marrëveshje”, thotë ai për KP.

Rrustemi është kritik ndaj përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilin thotë se ka pasur qasje të gabuar në këtë proces.

Mirëpo shpreson se i njëjti është ndërgjegjësuar dhe ka kuptuar se normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, bëhet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjes në mirëbesim dhe të pakushtëzuar.

“Uroj të ketë një ndërgjegjësim të fasilituesit që rruga e vetme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi është përmes zbatimit në mirëbesim dhe të pakushtëzuar të kësaj marrëveshje dhe njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe respektimit të ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë mbi bazën e Kartës së OKB-së”, shton ai.

Rrustemi, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për legjislacion, thotë se masat e ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejtë që është mundur.

“Masat kanë qenë të padrejta ndaj Kosovës dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Nuk mund të kemi proces të dialogut në kuptimin e një mjedisi të plotë ku palët dialogun e bazojnë në argumente për sa kohë ka masa mbi Kosovën. Këto e bëjnë procesin e dialogut të pabarabartë përveçqë janë të padrejta dhe që e dëmtojnë dhe lëndojnë Kosovën”, deklaron Rrustemi.

 

Tags: LVVtakimi Kurti-Vuçiqzbatimi i marrëveshjeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas fillimit të infuzionit

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas fillimit të infuzionit

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas fillimit të infuzionit

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas fillimit të infuzionit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Microsoft ngadalëson qëllimshëm Windows

Microsoft njofton se produktet dhe shërbimet për konsumatorët janë rikthyer plotësisht në funksion

Kosova – Izraeli, ende nuk është caktuar vendi ku do të luhet ndeshja

Përbërja e mundshme e Kosovës ndaj Izraelit, pak ndryshime nga Foda

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën