TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV-ja pret ndryshim të qasjes së BE-së në dialog, opozita skeptike

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pret ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian në dialog pas zgjedhjes së strukturave të reja.

Nga shumica shpresojnë se me ardhjen e Kaja Kallas në krye të politikës së jashtme të BE-së, do të ndërtohet një strategji e re në dialog që mund të sjell rezultate. Mirëpo më skeptik për këtë janë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë për KP, se kryediplomatja e re e BE-së, do të ketë qasje ndryshe ndaj shteteve që shtypin dhe cenojnë demokracinë, siç është Serbia.

“Kam shpresë se zonja Kallas do t’i japë një qasje ndryshe krejt procesit të dialogut në përgjithësi dhe do të ketë qasje ndryshe ndaj shteteve që synojnë me shtyp apo shkel demokracinë siç bën Serbia në këtë rast…Zonja Kallas duke qenë nga një shtet që është në kufi me Rusinë dhe duke qenë se kanë pasur vazhdimisht probleme të sigurisë atje, besoj se e dinë shumë mirë sa i rëndësishëm është ndërtimi i demokracisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor që synojnë t’i bashkohen BE-së. Besoj se Kallas do të ndërtojë një strategji të re në dialog që do të sjelltë rezultate pozitive”, ka thënë ajo.
Por një gjë të tillë nuk e pret deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetja opozitare deklaron se pavarësisht ndryshimeve në strukturat udhëheqëse, qasja e BE-së ndaj Kosovës në dialog do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

“Nuk shoh që do të ketë qasje ndryshe sa i përket Kosovës. Ne duhet ta dimë se në institucione siç janë BE-ja dhe SHBA-ja nuk ndryshohet qasja ani pse ndryshojnë personat të tjerë. Qasja është po ajo e njëjtë… Pavarësisht se kanë ndryshuar strukturat në BE, kemi njerëz të ri në pozita të ndryshme unë nuk shoh se mund të ketë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës. Ku shoh se duhet të ketë ndryshim është te qeverinë e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Mendim të njëjtë shpreh edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrija.

“Pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin politikat e Bashkimit Evropian nuk do të ndryshojnë, pasi janë 27 vendet e BE-së që i bëjnë politikat dhe që kanë qenë në lidhshmëri me procesin e dialogut….Megjithatë qasja e dialogut nuk mund të ndryshojë, pasi Kosova dhe kjo qeveri ka marrë obligime pasi ka pranuar marrëveshjen, planin e Ohrit për zbatim të marrëveshjes. Kosova ka marrë obligime karshi faktorit ndërkombëtar”, ka theksuar ajo.

Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas pritet të jetë përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpesh herë ka akuzuar kryediplomatin aktual të BE-së, Josep Borrell por edhe ndërmjetësin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak për njëanshmëri në dialog.

 

Tags: dialoguopozita be
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Përmbledhje e intervistës së Kurtit në Tëvë1

Kurti: Kosova, histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Përmbledhje e intervistës së Kurtit në Tëvë1

Kurti: Kosova, histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.12.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.12.2025

Emisioni “Info Nata” 05.12.2025

Emisioni “Info Nata” 05.12.2025

​ShBA heq dorë nga rekomandimi universal për vaksinimin e hepatitit B të të porsalindurve

​ShBA heq dorë nga rekomandimi universal për vaksinimin e hepatitit B të të porsalindurve

Foda flet për shortin e Ligës së Kombeve

Foda: Grup i balancuar, por primare të kualifikohemi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën