TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV-ja akuzon Ramën dhe LDK-në për sabotim pas ndaljes së Trafikut Urban

by teve1
5 muaj ago
1
A A
LVV-ja akuzon Ramën dhe LDK-në për sabotim pas ndaljes së Trafikut Urban

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, pas ndalimit të shërbimeve të ndërmarrjes “Trafiku Urban”, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për sabotim të qëllimshëm të shërbimeve të qytetit dhe për keqpërdorim të ndërmarrjeve publike për interesa politike.

Në një konferencë për media, Sveçla theksoi ndërmarrjet komunale janë duke u përdorur si mjet propagande nga Rama në përpjekje për të krijuar një narracion të rremë kundër Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot Komuna e Prishtinës po përballet me një keqpërdorim të paprecedent të institucioneve dhe ndërmarrjeve të saj publike. Kryetari Përparim Rama i ka vënë ndërmarrjet komunale në funksion të propagandës së LDK-së në përpjekje për të ndërtuar një narracion të rremë kundër Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ky është manipulim i pastër politik i planifikuar dhe i qëllimshëm”, tha Sveçla në një konferencë për media, duke theksuar se ky narracion është vazhdimësi e fushatës së Ramës në zgjedhjet lokale dhe po përdoret si kauzë për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Sveçla ka akuzuar gjithashtu LDK-në për bllokimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës, duke theksuar se ky bllokim është i qëllimshëm dhe përfiton nga situata për fushatën e saj politike.

Sipas tij, partia në pushtet është përgjegjëse për situatën aktuale të qytetit, që ka përfshirë një mungesë të shërbimeve dhe ka dëmtaur qytetarët.

Ai ka kërkuar që buxheti i Prishtinës të miratohet pa vonesa dhe ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në se po përdorin çështjen e buxhetit për qëllime elektorale dhe për të krijuar pasiguri në qytet.

“Partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë dashur ta miratojnë buxhetin e Prishtinës sepse kjo ju shërben për fushatën e tyre në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh ai, duke theksuar se këtë e ka konfirmuar sot edhe presidentja Vjosa Osmani kur tha se Kuvendi ka pasur të drejtë të votojë buxhetet e komunave.

“Zhvillimi i qytetit është sabotuar dhe kjo me synim elektoral”, shtoi ai.

Përveç kritikave ndaj kryetarit të Prishtinës, Sveçla ka shprehur shqetësimin për menaxhimin e “Trafikut Urban”.

Ai ka theksuar se ndërmarrja ka punësuar mbi 100 persona gjatë vitit 2025, shumica e të cilëve, sipas Sveçlës, janë militantë të PDK-së dhe LDK-së, duke rënduar kështu stabilitetin financiar të ndërmarrjes dhe duke krijuar një barrë të padurueshme për qytetin.

“Ndërmarrjet janë të qytetit, jo të partive. Ato duhet të shërbejnë për interesat e qytetarëve, jo për të shërbyer si mjet propagande për fushata elektorale. Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë ndërmarrjet komunale publike në shërbim të politikës dhe propagandës”, nënvizoi ai.

Sveçla kërkoi gjithashtu ndërhyrje urgjente nga organet e drejtësisë për të hetuar keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin e fondeve publike në Komunën e Prishtinës dhe ndërmarrjet e saj.

“Të nisin hetime të plota dhe ta trajtojnë pa vonesë të gjitha denoncimet që i kemi bërë ndër vite për keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës dhe për keqmenaxhimin në ndërmarrje publike, të cilat sot rezultuan me bllokimin e qytetit”, deklaroi Sveçla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri, drejtësi do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri, drejtësi do të vazhdojë

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Salihaj: Osmani ka qenë më e favorizuar nga ndërkombëtarët sesa Kurti

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën