TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​LVV insiston: Nuk do të ndryshojmë emrin e propozuar për kryeparlamentare

nga TËVË 1
6 Maj, 2025
1
A A
​LVV insiston: Nuk do të ndryshojmë emrin e propozuar për kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje do të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se në gjashtë tentime e njëjta nuk ka arritur të marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post.

Në partinë e Albin Kurtit kërkojnë “reflektim nga partitë të tjera parlamentare”, derisa thonë se edhe në seancën e nesërme do të këmbëngulin që votimi për të parin e legjislativit të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në njëmbëdhjetë tentime kanë dështuar të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, thotë për KP se janë të interesuar për zhbllokim të krizës politike në Kosovë, andaj sipas tij edhe e kanë ftuar për koalicion qeverisës LDK-në.

Pavarësisht ftesës për koalicion qeverisës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të martën refuzoi LVV-në, derisa propozoi formimin e një qeverie nacionale tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit në vitin 2026.

“Kryeministri [Albin Kurti] ka bërë ftesë haptas të drejtpërdrejtë, publike dhe pa i lënë hapësirë imagjinatës për një bashkëpunim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Konsiderojmë se kjo mund të jetë një nga format e zhbllokimit të kësaj situate dhe tash presim përgjigje nga ta. Edhe një herë, është jetike që Kosova të konstituojë Kuvendin dhe të vazhdohet me formim të qeverisë, pasi kjo situatë nuk i shërben askujt dhe është në dëm të qytetarëve”, thekson ai.

Ai thotë se “pas refuzimeve të njëpasnjëshme për zgjidhje politike në Kuvend, qytetarët duhet të shohin se kush është problemi dhe shkaku i bllokadës politike”.

“Urojmë që të reflektohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, sidomos kur vjen puna te votimi i kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Jemi duke bërë maksimumin që është në dorën tonë për të dal nga kjo situatë. Tashmë qytetarët po e shohin se ku është problemi dhe shkaku i bllokadës”, shton ai.

Sipas tij, partitë e tjera nuk e kanë problem emrin e Haxhiut për kryeparlamentare, mirëpo “thjesht duan të bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës”.

“Nuk besoj e kanë problem ata [opozita] emrin e përveçëm. Thjesht është një veprim bllokues dhe për të cilin besoj se këdo që do të vendosim do të vepronin njëjtë, pa marrë parasysh se deklaratat janë ndryshe. E propozuara jonë për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu”, deklaron Abrashi.

Sipas tij, LVV-ja i ka votat për formim të qeverisë edhe pa marrëveshje me LDK-në.

“Së pari Kuvendi, pastaj qeveria. Të zgjedhim njëherë kryesinë e Kuvendit, kryetaren dhe nënkryetarët dhe pastaj vijmë tek kjo temë. Pastaj e shohim a janë apo jo numrat. Kjo bllokadë nuk e di se pse po bëhet dhe nuk i shkon në favor askujt”, thotë ai.

Madje, Abrashi insiston se edhe në seancën e nesërme do të vazhdohet procedura e njëjtë që përmes votimit të komisionit verifikues, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet në formë të fshehur.

Ky veprim, sipas tij, do të krijonte një rehati për një votim të pandikuar të deputetëve.

“Votimi i fshehtë është propozuar si një mundësi që deputetëve të cilët janë nën presion partiak t’iu krijohet një komoditet për një votim të pavarur dhe të pandikuar. Edhe kjo po iu pengon. Kemi menduar që nuk do të vijë puna të bllokohet Kuvendi pa arsye. Është e njëmbëdhjeta herë që po mblidhemi dhe kemi mbetur këtu ku jemi”, thekson Abrashi.

Sipas tij, nëse është e pamundur dalja nga kriza aktuale, zgjedhjet mbesin e vetmja mundësi.

“Kosova sapo e përmbylli një cikël zgjedhor, të cilat ishin zgjedhje të rregullta. Për herë të parë ishim në afate kushtetuese dhe doli ky rezultat. Unë nuk mendoj që vendi ka nevojë për zgjedhje. Por nëse është e pamundshme me dal nga kjo situatë, atëherë zgjedhjet mbeten e vetmja mundësi ku ne i rikthehemi sovranit dhe kërkojmë një rikonfirmim politik”, përfundon Abrashi.

Ngërçi në konstituimin e Kuvendit të Kosovës po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Kundër propozimit të LVV-së po votojnë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, deputetët e Listës Serbe nuk po marrin pjesë fare në votim. Të njëjtën gjë e ka bërë deri tani edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

Tags: Albulena HaxhiuArtan AbrashiTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X