TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i dha të drejtë ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e rrëzuar vendimin e 26 nëntorit të Komisionit Qendror Zgjedhor që të shtohen qendra të votimit në diasporë jashtë përfaqësive diplomatike të Kosovës. Këtë vendim si përpjekje për të ndalë mërgatën e panë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa LDK-ja tha se po i mbron votuesit. Vendimin e KQZ-së, si jo të duhur po e shohin edhe njohësit e fushës.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
1 0
A A

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i datës 26 nëntor për votim jashtë hapësirave diplomatike, që u mor pas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës, nxiti goxha debat në mbledhje.

Por, diskutimi nuk u përmbyll aty.

Kjo pasi, që Lidhja Demokratike e Kosovës, dërgoi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke e kundërshtuar që votimi i diasporës të bëhet në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike.

Këto ambiente, sipas adresave të publikuara nga KQZ ishin kryesisht restorante.

Pesë prej qendrave u shtuan në Gjermani, tri në Zvicër, një në Mbretëri të Bashkuar dhe një tjetër një Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

E këtë ankesë të LDK-së, PZAP e aprovoi.

PZAP-ja prerazi tha se votimi të bëhet vetëm brenda ambasadave si herën e kaluar.

“Pranohet e bazuar ankesa e datës 27.11.2025 e parashtruar nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me seli në Prishtinë, NDRYSHOHET Vendimi Nr.01/3438- 2025, i datës 26.11.2025 i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, sa i përket Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve si dhe listën e qendrave të votimit, ashtu që Qendra të Votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me 28 dhjetor 2025, caktohen përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësirat e tyre. Lista e Qendrave të Votimit, si në pikën I të këtij vendimi përbëhet vetëm nga Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësirat e tyre”, thuhet nw vendimin e PZAP-së.

Këtë vendim të PZAP-së si përpjekje për të ndalë votën e mërgatës e patën zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është zhgënjyese të shihet përpjekja e vazhdueshme dhe kaq e hapur për të penguar votimin e mërgatës në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Mërgata është pjesë e pandashme e vendit dhe çdo tentim për t’i kufizuar këto të drejta është sulm ndaj vetë procesit demokratik”, u shpreh Albulena Haxhiu.

Por, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se në këtë formë po mbrohet vota e qytetarëve.

“Sekt i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vetë fletëvotimet, t’i mbushin vetë, t’i manipulojnë votat vetë. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve. Një herë provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email, ku një militant mbushte qindra fletëvotime para televizorit. Pastaj provuan votime në depo mallrash, salla dasmash e restorante, jashtë ambasadave e konsullatave, ku nuk ka kontroll e monitorim. PZAP nuk e lejoi”, u shpreh ai.

Që këto vende nuk janë adekuate për votim dhe janë të kundërligjshme e thotë edhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në shkurt për zgjedhjet e rregullta parlamentare, procesi i votimit u zhvillua në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, në 19 shtete të ndryshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, arrestohen tre persona

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Prizren, dy persona arrestohen pas një mosmarrëveshjeje ku u përdor armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën