TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​LVV ankohen në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave për LDK-në, si dhe rivotim me postë

by tëvë1
2 vjet ago
3
A A
​LVV ankohen në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave për LDK-në, si dhe rivotim me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të hënën ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku kërkon anulimin e votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përsëritje të votimit me postë, si dhe largim nga lista të kandidatëve të LDK-së, të cilët sipas tyre, kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë sesa në votimin në Kosovë.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se manipulimi i orkestruar i LDK-së ka ndodhur që në regjistrimin e votuesve me postë nga diaspora.

Sipas tij, vjedhja e vullnetit qytetarë ka emër dhe ajo është LDK.

“Sot dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare me pretendimet tona, lidhur me votimin me postë për shkak të manipulimeve me keqpërdorimeve të shumta të anëtarëve të LDK-së. Këto votime kanë pasur një adresë të vetme dhe adresa ka qenë LDK. Votimi ka ndodhur në formë të manipuluar dhe organizuar masivisht dhe kolegtivisht nga persona të njëjtë, me kimikë të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe duar të njëjta. Ka qenë një formë e organizuar të njerëzve të caktuar të LDK-së ku kanë votuar masivisht për LDK-në. Po ashtu, që nga faza e regjistrimit të votuesve, ku shumë votues janë regjistruar me një numër telefoni deri tek plotësimi i fletëvotimit dhe dërgimi i tyre ka qenë manipulim dhe organizim kriminal të njerëzve të lidhur me LDK-në dhe të angazhuar nga ata komplet nga struktura e LDK-së.

Prandaj ne si LVV kemi bërë ankesë që të PZAP të eliminojë këtë parregullsi të madhe që nga ndodhur dhe kësisoj të bie një vendim të drejt dhe ligjshëm që duhet të konsistojë në rivotim dhe shprehje të serishme të vullnetit qytetarë. Ne kemi kërkuar që të anulohen mbi 18 mijë vota të LDK-së të kontaminuar të ardhura në formë të manipuluar. Kemi kërkuar rivotim të serishëm të votimit me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimit më shumë me postë sesa në votimin në Kosovë të largohen nga lista dhe të njëjtit mos të zëvendësohen me anëtaren të tjerë të LDK-së”, theksoi ai.

Krahas kësaj, sekretari i LVV-së, Alim Rama, tha se për këto manipulime të procesit zgjedhor nga LDK-ja, kanë paraqitur rastin në prokurori, mirëpo, ende nuk kanë ndonjë informacion se të njëjtit kanë marrë ndonjë veprim.

“Rasti ka qenë i paralajmëruar në Prokurori. Ne presim nga prokuroria të merr masa. Deri sot s’jemi të informuar që prokuroria apo policia ka marrë ndonjë veprim. Sipas informatave, policia e pret prokurorinë, ndërsa prokuroria e pret policinë. Kjo është një çështje e komunikimit aty. Të gjitha këto fakte janë dëshmuar në prokurori dhe presim që prokuroria sikurse në rastin e manipulimit të LDK-së në Vushtrri të ndodh edhe këtu. Ne kemi fakte dhe kemi komplet strukturën e njerëzve që janë të përfshirë. E përmenda kryetarin të parin që ka deklaruar se pret 25 mijë vota, Shkumbin Gashi që ka një precedent dhe janë disa persona të tjerë në bazë të informatave që kemi marrë”, deklaroi Rama.

KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare javën e kaluar, LVV-ja ka dalë e para me 42.30 për qind, PDK, 20.95 për qind, LDK 18.27, AAK-Nisma 7.06.

Në votimin me postë, LVV ka marrë 32706 vota ose 51.89 %, LDK 19037 vota ose 30.21 %, PDK 5992 vota ose 9.51 % dhe AAK, Nisma, Konservatorët, Intelektualët kanë marrë 2027 vota ose 3.22 %.

LVV thekson se kandidatët që kanë marrë votë pakrahasimisht më shumë me postë sesa në votimin në Kosovë, janë Hysen Çekaj, Gazmend Muhaxheri, Bahrije Hyseni, Alban Zogaj, Jeta Rafuna Hasani, Fatmir Asllani, Qerim Softolli dhe Berat Rukiqi./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën