TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV ankesë zyrtare në PZAP, kërkon anulim të vendimit për Listën Serbe

by teve1
2 vjet ago
24
A A
LVV ankesë zyrtare në PZAP, kërkon anulim të vendimit për Listën Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të enjten ka dorëzuar përmes postës ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas LVV-së nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së por pa miratim të KQZ-së është sulmi i radhës ndaj rendit ligjor për shkak të Listës Serbe.

Në njoftim thuhet se përmes kësaj ankese LVV-ja synon ta prapësojë këtë vendim të paligjshëm, të mbrojë rendin ligjor dhe të  pamundësojë certifikimin e Listës Serbe.

“Ditë më parë KQZ në mënyrë të paprecedent dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e lejoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje Sot, Lëvizja  VETËVENDOSJE! ka dorëzuar përmes postës ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi. Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm. Lista Serbe ka qenë dhe mbetet partia e kryeterroristit Radojçiq. Ajo dikur përdorej nga Radojçiqi kundër shtetit të Kosovës, kurse tani po shërben si struktura që mbron dhe amniston terrorizmin. Institucionet e pavaruara të Republikës, siç është KQZ jo vetëm që duhet të mbrojnë vlerat si rendi ligjor e kushtetues, por së paku duhet të ruajnë integritetin e tyre institucional. Nuk mund të lejohet që për t’i bërë vend në fletëvotim një strukture që e lufton shtetin e Kosovës dhe merr në mbrojtje terroristët, të shkelet kaq brutalisht Ligji për Zgjedhje dhe çdo praktikë e rregullt. Andaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes kësaj ankese synon ta prapësojë këtë vendim të paligjshëm, të mbrojë rendin ligjor dhe të  pamundësojë certifikimin e Listës Serbe”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 23 dhjetor Lista Serbe në mbledhjen e KQZ-së nuk është certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, pas kundërshtimeve të LVV-së.

Më pas Lista Serbe është ankuar lidhur me këtë vendim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili e ka pranuar kërkesën e tyre dhe ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë.

Ndërkaq, me 31 dhjetor KQZ-ja ka thënë se vendimi i PZAP-së për certifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

Tags: ankesëKQZLevizja VetevendosjeLista SerbePZAP
Share4Tweet2

Postime të ngjashme

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të granteve ndërkombëtare

Kurti takon Sorensen, flasim për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke

Kurti takon Sorensen, flasim për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

Egjipti shpall 35 organizata islame në Evropë si terroriste, mes tyre edhe një nga Kosova

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Beshiktashin e rivalizojnë dy klubet tjera turke për Zhegrovën

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

Futboll, Kosova U17 dhe U19 pësojnë humbje

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

​Tahiri: Kosova është pa agjendë integruese, me progresin më të ulët në Ballkanin Perëndimor

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën