Nevzad Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës i zgjedhur të martën në këtë pozitë nga Lëvizja për Progres Demokratik ka thënë se do të angazhohet për unitet në Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se dallimet politike që janë nuk duhet të jenë pengesë kur është në pyetje çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Ndihma ndaj njëri tjetrit duhet të jetë evidente. Këto dallimet politike që i kemi sidomos aty ku ka të bëjë më çështjen kobtare me çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jemi unik.
Do të ofrohem më tërë mundësitë e mija, kapacitetin tim që të krijojë një atmosferë unifikuese në Luginën e Preshevës”, tha ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.
Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij dy vjeçar i cili sipas marrëveshjes politike është me rrotacion, do të angazhohet për të mirën e qytetarëve të Luginës së Preshevës.