Lushtaku në emisionin “Këndi i Debatit” tha se pavarësisht faktit se në listat e fryera të veteranëve ka “mashtrues”, veteranët e vërtetë nuk duhet të ndihen keq.
“Pavarësisht që ne të gjithë pajtohemi që ka mashtrues në ato lista. Por nuk duhet të ndjehen keq veteranët e vërtetë, por duhet të ndjehen keq mashtruesit dhe sigurisht në këtë drejtim duhet të gjitha partitë politike të thirren që të ketë një verifikim”, tha ai./teve1.info/.