TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Lulzimi ishte jetim, konflikti nisi te berberi”, axha i 18-vjeçarit tregon se si u rrah brutalisht për vdekje

nga TËVË 1
21 Janar, 2024
0
A A
“Lulzimi ishte jetim, konflikti nisi te berberi”, axha i 18-vjeçarit tregon se si u rrah brutalisht për vdekje

18 vjeçari me inicialet L.F., që u rrah brutalisht nga disa të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me ngjarjen është rrëfyer, axha i viktimës, Rrahim Fejzullahu.

Fejzullahu thotë se i ndjeri nuk ka qenë person i problemeve, por një jetim që ka punuar sa për ta mbajtur vetën.

“Lulëzimi ka qenë një djalë i pa sherr dhe i pa problemeve. Ka qenë punëtor, e ka mbajt vetveten. Ka qenë jetim, pa babë dhe nënë. Lulëzimi së pari ka kontaktuar me atë që e kanë sulmuar në një rrojtore që rruhen njerëzimi. Aty janë rrokë”, tha ai për Tëvë1.

Fejzullahu dyshon se i gjithë konflikti ka fillua brenda një salloni, ku viktima ka shkuar për të t’i hequr flokët.

“Shkaktari dyshohet sipas informatave që i kam kanë qenë te berberi, që ka hy me i heq flokët. Aty janë shty ‘ti nuk mundesh me hy para meje, jo unë mundem’ edhe janë shty me krahë. Kush këndë e ka rrokë, unë nuk e di. Aty ka lind problemi. Të shtunën janë përleshur, të dielën djali ka përfunduar pa vetëdije”, deklaroi.

Axha i viktimës thotë se dy persona së pari e kanë goditur me veturë e pastaj e kanë sulmuar me shkop bejsbolli deri në alivanosje.

“Mas pari e kanë shkelë me veturë dhe pasi që e kanë zënë me veturë e kanë sulmuar me shkop bejsbolli, dy persona. Njëri i ka sjell shqelma e grushte, tjetri i ka sjell me shkop deri në alivanosje. E kemi dërguar në spital, s’ka pasur shenja të përmirësimit. Djali ka ndërruar jetë në ora 15:20”.

Ai tha se dy personat e dyshuar nuk i njeh, madje as familjarët e tij.

“Nuk kemi pasur konflikte si familje, as që jemi njohur me ta. Të afërmit po thonë se kanë qenë moshatarë. Unë nuk i njoh. Unë kërkoj drejtësi maksimale”

Ai tha se derisa rasti ka ndodhë mund të shihet përmes pamjeve që një shtëpi aty afër i ka kapur.

18-vjeçari vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Lidhur me rastin, në raportin ditor Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Gjithashtu, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar, shkruan teve1.info

“Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti nga “Tentim vrasje” është ricilësuar në “Vrasje të rëndë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se për këtë rast dy të dyshuarit, të cilët janë të mitur, ndodhën në masën e paraburgimit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tetnativë’ (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhën nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në ditën kur ka ndodhur rasti, njësitë policore në vendin e ngjarjes patën konfiskuar një thikë, si dhe një veturë./teve1.info/

Tags: Lulëzim Fejzullahu vrasje e rëndë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X