Romelu Lukaku i dha një fitore të madhe në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Lukaku në minutën e 87′ me një gol me kokë, kaloi në avantazh Interin për të fituar ndeshjen në fund. Porto ishte në mungesë numerike në lojë, pasi Otavio u ndëshkua me të kuq në minutën e 83′, duke lënë në “lloq” ekipin e tij.
Manchester City në anën tjetër nuk doli nga “Red Bull Arena” me shumë se një barazim 1:1. Mahrez në pjesën e parë i dha epërsinë skuadrës angleze, derisa Gvardiol barazoi rezultatin në 1:1, për t’i qëruar hesapet përfundimtare në Angli.