TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Luftime të ashpra afër spitalit më të madh në Gazë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Luftime të ashpra afër spitalit më të madh në Gazë

Zyrtarët shëndetësorë dhe njerëzit e bllokuar brenda spitalit më të madh në Gazë kanë hedhur poshtë pretendimet e Izraelit të bëra të dielën se po ndihmonte foshnjat dhe personat e tjerë të largoheshin.

Ata thanë se luftimet po vazhdojnë jashtë ndërtesës ku ndodhen inkubatorët dhe se spitali ka mbetur pa rrymë dhe furnizimet po pakësohen.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirret për armëpushim të menjëhershëm nëse ai nuk përfshin lirimin e pothuajse 240 pengjeve të hapura nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në sulmet e 7 tetorit, që nxitën luftën.

Luftime të ashpra afër spitalit kryesor të Gazës, teksa Netanyahu injoron thirrjet për armëpushim.

Një ditë pasi Netanyahu tha se Izraeli po përdor “forcën e plotë” me synim që t’i japë fund sundimit 16-vjeçar të Hamasit në Gazë, banorët kanë raportuar për sulme të ashpra ajrore dhe granatime, përfshirë edhe rreth spitalit Shifa. Izraeli, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Hamasin se ka një komandë brenda dhe nën ndërtesën e spitalit, akuza që janë mohuar nga Hamasi dhe stafi i spitalit.
“Ata janë jashtë, jo larg portës”, tha Ahmed al-Boursh, banor që po strehohet në spital.

Gjeneratori i fundit i spitalit mbeti pa karburante të shtunën, duke çuar në vdekjen e tri foshnjave të lindura para kohe dhe katër pacientëve të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë. Edhe 36 foshnja janë në rrezik që të vdesin.

Ushtria izraelite tha se ka vendosur 300 litra karburante afër Shifës gjatë natës për gjeneratorët që të furnizojnë me energji inkubatorët për foshnjat dhe ka koordinuar këtë dërgesë me zyrtarët spitalorë. Por, ushtria tha se Hamasi ka ndaluar që spitali të marrë këtë furnizim me karburante.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qidra, hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha për Al Jazeera se karburanti i ofruar nuk do të ishte i mjaftueshëm që gjeneratori të funksiononte për një orë. “Kjo është tallje me pacientët dhe fëmijët”, tha al-Qidra.

Duke folur për CNN, Netanyahu vlerësoi se “afër 100” persona ishin evakuuar nga Shifa dhe se Izraeli kishte krijuar korridore të sigurta.

Por, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Munir al-Boursh, tha se Izraeli ka dislokuar spajperistë rreth Shifas, që sipas tij, po gjuajnë ndaj çdo lëvizjeje.

Ushtria izraelite tha se trupat kanë ndihmuar në evakuimin e foshnjave të dielën. Por, Ndihma Humanitare për Palestinezët, një organizatë bamirëse nga Mbretëria e Bashkuar që ka ndihmuar njësinë neonatale në Shifa, tha se transferimi i foshnjave në gjendje kritike është një proces i ndërlikuar.

“Me autoambulancat që nuk po mund të arrijnë në spital… dhe asnjë spital nuk ka kapacitet që t’i pranojë ata. Nuk ka asnjë tregues se si kjo mund të bëhet në mënyrë të sigurt”, tha drejtuesja e kësaj organizate bamirëse, Melanie Ward.

Sipas Ward, e vetmja mënyrë që foshnjat të mund të transferohen nga Shifa është nëse ndalen luftimet dhe lejohet që në spital të dërgohen karburante.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se janë 1.500 pacientë në Shifa dhe 1.500 punonjës shëndetësorë. Po ashtu, 15.000 deri në 20.000 persona janë duke u strehuar në këtë spital.

Sipas Mjekëve pa Kufij do të duheshin javë që të evakuoheshin pacientët.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se Shifa ka mbetur qe tri ditë pa ujë “dhe spitali nuk është më duke funksionuar”.

Ndërkaq, Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se edhe spitali tjetër në qytetin e Gazës, Al-Qunds “më nuk është operacional” sepse kishte mbetur pa karburante. Sipas kësaj organizate, në këtë spital gjenden 6.000 persona.

Termocentrali i vetëm në Gazë doli jashtë funksionit një muaj më parë dhe Izraeli ka ndaluar importet me karburante me qëllim që të parandalojë që Hamasi t’i përdorë këto furnizime.

“Ne nuk duam të shohim luftime në spitale ku ka njerëz të pafajshëm, njerëz të pashpresë, njerëz që po kërkojnë trajtim mjekësor”, tha këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden, Jake Sullivan.

Drejtori i spitaleve në Gazë, Muhammed Zaqout, tha se Ministria e Shëndetësisë në këtë territor nuk ka mundur të përditësojë numrin e të vrarëve që nga e premtja pasi që punëtorët shëndetësorë nuk kanë mundur të arrijnë në zonat që janë goditur nga bombardimet izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se çdo dëm ndaj civilëve është përgjegjësi e Hamasit. Izraeli e ka akuzuar këtë grup se operon në lagjet e banuara dhe përdor civilët si mburoja njerëzore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia

Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia

​Mbi 500 mijë votues në Serbi figurojnë pa adresë të saktë në listën zgjedhore

​Mbi 500 mijë votues në Serbi figurojnë pa adresë të saktë në listën zgjedhore

Dita e dhjetë: Nis protesta në Prishtinë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dita e dhjetë: Nis protesta në Prishtinë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza lë të hapur ndryshimin e qëndrimit të PDK-së për Presidentin pas 16 shtatorit

Drenasi kundërshton vendimin e Speciales, qytetarë të shumtë në protestë

Drenasi kundërshton vendimin e Speciales, qytetarë të shumtë në protestë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën