TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lufta e Kosovës në sytë e fotoreportit Alan Chin

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Lufta e Kosovës në sytë e fotoreportit Alan Chin

Të hënën në Reporting House u bë bashkëbisedim me Alan Chin, fotoreporterin e gazetës ‘’The New York Times’’, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit 1998.

Përqafimin e fundit po ia jep të birit.

E mbi trupin e tij, vajin nuk e ndal.

Është kjo fotografi e bërë në shtatorin e vitit 1998, gjatë funeralit të Ali Paqarizit, luftëtarit të UÇK-së.

E autori i kësaj fotografie, Alan Chin, mbi dy dekada pas përfundimit të luftës erdhi në Kosovë.

Para të pranishmëve, fotoreporteri i ‘’The New York Times’’ kujton se si kuptoi se po ndodhte diçka në Kosovë atë kohë.

“Pastaj Kosova, 1997. Pra, kjo është protesta e fundit…Ne e dinim se diçka po ndodhte në Kosovë, dhe në fakt para kësaj, një natë më parë apo para kësaj ka ndodhur një protestë e heshtur natën në rrugën kryesore pikërisht këtu…dhe menduam, në rregull, le të shkojmë të shohim se çfarë po ndodh. Pra, ne në fakt dhe përsëri vetëm për t’ju thënë se sa naivë ishim, zbritëm me makinë nga Beogradi,… Kur gjërat u bënë më të mëdha, atëherë erdhën të gjitha mediat e mëdha dhe erdhën gjithnjë e më shumë zyrtarë… dhe pastaj sigurisht, ne e dimë se çfarë ndodhi, policia serbe filloi t’i rrahë të gjithë pa asnjë paralajmërim, mendoj se kam harruar sa njerëz janë rrahur, por ishte shumë, dhe ishte shumë keq”, thotë fotoreporteri Alan Chin.

Ai më tutje rrëfeu për xhirimet e kryera gjatë luftës.

“Mbaj mend që arrita në Kosovë me 60 ose 80 filma në çantë, dhe, e dini, dhe çdo udhëtim zgjaste ndoshta disa javë ose një muaj, dhe shumë herë më mbaronin filmat dhe për fat kishte dyqane të mrekullueshme fotografie këtu ku ne ishim në gjendje të blinim më shumë filma”, tregon ai.

Ndërsa për vendin pas luftës, Chin thotë se ka ndryshuar shumë.

“Ky është ndoshta një nga vendet ku kam qenë që ka ndryshuar më shumë. Unë mendoj se mund të them se, disa vende të tjera, ju e dini se Sarajeva sigurisht që ka ndryshuar, por jo si Prishtina dhe Kosova”, theksoi ai.

Alan Chin ka realizuar dhjetëra fotografi nga lufta, duke dëshmuar kështu mbi krimet e serbëve në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën