TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit mbart anë pozitive dhe negative

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit mbart anë pozitive dhe negative

Publicisti, Fatos Lubonja ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, duke theksuar se fitorja e Albin Kurtit mbart njëkohësisht anë pozitive dhe negative.

Në një intervistë në emisionin“Mesditë” në Tëvë1, Lubonja u shpreh se e vlerëson pozitivisht gatishmërinë e Kurtit për t’u përballur me një sistem qeverisjeje të ndërtuar mbi oligarkinë, model që sipas tij është konsoliduar në Shqipëri.

Sipas Lubonjës, kjo qasje përfaqëson një shpresë për katër vitet e ardhshme, sidomos në aspektin e luftës kundër një sistemi të kapur nga interesa të ngushta.

Megjithatë, ai ngriti shqetësime për rritjen e rrezikut të autoritarizmit, duke vënë në dukje mënyrën se si funksionon partia e Kurtit dhe faktin se gjithçka, sipas tij, duket e ndërtuar mbi kultin e liderit.

Lubonja e cilësoi qëndrimin e Kurtit si problematik në disa aspekte, duke thënë se ai mund të kënaqë krenarinë kombëtare dhe nevojën e Kosovës për konsolidim, por se realiteti aktual kërkon më shumë fleksibilitet dhe bashkëpunim, veçanërisht me opozitën.

Në përfundim, Lubonja theksoi se fitorja mund ta mbushë me krenari fituesin, por njëkohësisht mbart dobësi që mund të shfaqen gjatë qeverisjes.

“Mendoj se ky rezultat i zgjedhjeve ka anët e veta pozitive dhe negative, anët e veta të mira i shikoj në disa anë që deri tani ja kam çmuar pozitivisht Albin Kurtit, gatishmëria e tij për të qëndruar kundër atij sistemi që ne e kemi ngritur në Shqipëri qeverisja me oligarkë, mendoj që është një shpresa për këto katër vite, anën negative i shikoj tek rritja e rrezikut të autoritarizmit nga ana e Albin Kurtit që e shikoj se si funksionin partia si dhe në përgjithësi e ndërtuar gjithçka mbi kultin e tij, qëndrimi i tij është problematik, mund të kënaq krenarinë kombëtare dhe nevojën që e ka Kosova për me u konsolidua, ana tjetër e medaljes sidomos në kohën që po jetojmë kërkon më shumë fleksibilitet dhe bashkëpunim me të tjerët me opozitën që nuk e shikoj, kjo fitorja e vetëm mund ta mbushi me krenari, ka dobësitë e veta”, ka deklaruar Lubonja në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Tags: albin kurtifatos lubonjaTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën