TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LS ndryshon kryetarin, por jo politikat

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Jeta e shqiptarëve në komunat veriore

Mesditën e sotshme Lista Serbe mbajti kuvendin e parë pas ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë. Në vend të Goran Rakiq, kryetar i ri u zgjodh Zllaten Elek. Ky i fundit u zotua se Lista Serbe për çdo vendim, do të koordinohet me Beogradin zyrtar.

U mblodhën për herë të parë pas sulmit në Banjskë.

Janë këta anëtarët e Listës Serbë, që në Mitrovicën e Veriut, po e zgjedhin kryetarin e ri.

E moment për të cilin u mblodhën erdhi.

Pas asnjë votë kundër, në vend të Goran Rakiq, u zgjodh Zllatan Elek.

Nuk vonoi shumë, e kryetari i ri i Listës Serbe, doli në konferencë për media.

Sikurse, paradhësit e tij, edhe ky tha se nuk do ta marrë asnjë vendim, pa qenë në koordinim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, fotografia e të cilit ishte në ballë të kuvendit ku u mbajt mbledhja.

“Lista Serbe edhe në periudhën pasuese do të jetë boshti rreth të cilës do të tubohet populli serb në Kosovë e Metohi ashtu sikurse të gjitha vendimet e rëndësishme politike përherë do të merren në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interes të të gjithë popullit serb për të ruajtur unitetin e nevojshëm”, u shpreh kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek.

Por, kush është drejtuesi i ri Listës Serbe?

Zllatan Elek, në vitin 2020, u emërua nga Qeveria e Serbisë, si ushtrues detyre i Qendres Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, institucion që punon në sistemin serb.

Ndërsa nuk qëndroi duarkryq, as në tubimet e organizuara nga Lista Serbe, në veriun e Kosovës.

Madje me 6 nëntor të vitit 2022, Ellek u shfaq para qytetarëve serb përmes një fjalimi.

I gjithë ky tubim, ishte organizuar një ditë pas largimit të serbëve nga instuticionet e Kosovës.

Përveç kryetarit, Lista Serbe të martën zgjodhi edhe pesë nënkryetar.

Këtë funksion do ta ushtrojnë Dragisha Milovic, Ivan Zaporozhian, Tanja Vujoviq, Dragana Antonijeviq dhe Dalibor Jevtic.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri, Listën Serbe e ka uruar edhe shefi i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit ka falënderuar ish-udhëheqësit e Listës Serbe, ndërsa ka shtuar lidershipit të ri e presin sfida të mëdha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Qindra shqiptarë protestojnë në Preshevë  “asnjëherë s’ka qenë më keq”

Gjykata e Strasburgut do të trajtojë çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës

Takohen Haxhiu e Peleshi

Takohen Haxhiu e Peleshi

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Brenda një jave, Policia e Pejës sekuestron armë e municion – disa të dyshuar në hetim

Muslija ndër më të mirët e xhiros në Bundesliga 2

Muslija ndër më të mirët e xhiros në Bundesliga 2

Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

Qindra shqiptarë protestojnë në Preshevë  “asnjëherë s’ka qenë më keq”

Gjykata e Strasburgut do të trajtojë çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës

Ilievski i Prishtinës, më i miri i xhiros

Ilievski i Prishtinës, më i miri i xhiros

Arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja e dënuar me 10 vite burgim në Gjermani për narkotikë

Arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja e dënuar me 10 vite burgim në Gjermani për narkotikë

Shembet rruga në një nga pikat më strategjike të truizmit në Elbasan

Shembet rruga në një nga pikat më strategjike të truizmit në Elbasan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën