TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Llugaliu: Këtë vit mblodhën 1 miliard e 968 mijë euro

Dogana e Kosovës ka mbajtur konferencën vjetore. Drejtori, Agron llugaliu ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti, do të arrij t’i mbledh afër 2 miliardë euro.

by Venhar Isufi
3 muaj ago
1 0
A A

Është konferenca përmbyllëse e vitit 2025.

Duke bërë një përmbledhje të punës së institucionit që drejton, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, tregoi se gjatë këtij viti ia dolën t’i mbledhin 1 miliard e 968 mijë euro, shifër kjo 135 milionë euro më e lartë se e vitit të kaluar.

“Deri në ditën e fundit të këtij viti ne do të arrijmë të mbledhim 1 miliard e 968 milionë euro. Kjo shumë përmban 135 milionë euro më shumë sesa viti paraprak dhe tejkalon projeksionin prej 75 milionë eurosh. Ne vlerësojmë se janë disa faktorë kryesorë që kanë ndikuar në suksesin në të hyra, duke përfshirë rritjen ekonomike të gjithmbarshme, mirëpo edhe gatishmërinë e bizneseve që të jenë të gatshme që t’iu përmbahen ligjeve sa i përket pagesës së tatimeve. Kjo është edhe më e theksuar kur kemi parasysh faktin se afër 98 për qind të hyrave deklarohen përmes deklarimit vullnetar”, tha Drejtori i Doganës së Kosovës.

Llugaliu tregoi edhe bilancet tregtare gjatë vitit 2025, ku Kosova gjatë këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë 929 milionë euro.

Kosova ka eksportuar më së shumti në Shqipëri me 157 milionë euro, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 136 milionë euro.

Ndërkaq, Kosova ka importuar më së shumti nga Gjermania në vitin 2025, plot 965 milionë euro.

“Eksporti deri më 21 dhjetor është 929 milionë euro, krahas 942 sa ka qenë tërë viti i kaluar. Eksportet kryesore që kemi pasur janë Shqipëria me 157 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 136 milionë, Gjermania 106 milionë, Zvicra 100 milionë, Serbia 60 milionë. Ndërkaq, sa i përket importeve e kemi Gjermaninë me 965 milionë, Turqinë me 903 milionë, Kinën 892 milionë, Italinë 359 milionë, ndërkaq Maqedonia e Veriut 344 milionë euro”, u shpreh Llugaliu.

Pjesë e konferencës ishte edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili përgëzoi Doganën e Kosovës për performancë pozitive, derisa tha se vendi po i afrohet shifrës rreth 1 miliard euro eksporte.

“Në pesë vitet e fundit, kishte vazhdimisht tejkalim të projeksioneve, në raport me atë se çka ishte projektuar në fillim të vitit sa i përket të hyrave të mbledhura deri në fund të vitit. Kjo tregon për një sukses të vazhdueshëm në rritje dhe kjo i bie se edhe ne projeksionet tona duhet të fillojmë t’i përshtatim me tempin e ri të doganës. U pa suksesi edhe sa i përket rritjes së eksporteve. Paraqitet një trend i theksuar këto pesë vitet e fundit në raport me pesë vitet paraprake, ku tashmë jemi afruar shifrës prej 1 miliard euro”, u shpreh Murati.

Produktet që më së shumti po eksporton Kosova janë mobiliet, produktet e ndryshme të plastikës, mineralet, xehet, pijet dhe ushqimet e ndryshme.

Në këtë konferencë, u theksua edhe lufta kundër kontrabandës në katër komunat veriore, për cka sipas Doganës së Kosovës, rritja e sigurisë në këtë pjesë të vendit, ka ndikuar në shtrirjen e luftës kundër veprimtarive të kundërligjshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori francez mirëpret hyrjen në fuqi të Ligjit për të Huajt në Kosovë

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën