TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Llapi e fiton derbin me Dritën dhe i afrohet Ballkanit, Fushë Kosova e Gjilani ndahen baras

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Llapi e fiton derbin me Dritën dhe i afrohet Ballkanit, Fushë Kosova e Gjilani ndahen baras

Llapi e ka fituar derbin e xhiros së 19-të të Superligës, të parën për sezonin pranveror, përforcon pozitën e dytë dhe i afrohet në vetëm tri pikë vendit të parë.

Llapjanët të shtunën mposhtën Dritën në derbin e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në ndeshjen që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan e shënoi ish-futbollisti i Dritës, Arbnor Ramadani.

Pas eliminimit në Kupë, javën e kaluar, skuadra e Tahir Batatinës, i afrohet në vetëm tri pikë Ballkanit, por që skuadra lidere do të luajë të dielën përballjen e parë të stinorit pranveror, në udhëtim te Liria.

Të shtunën, në kuadër të xhiros së 19-të u luajt edhe dueli ndërmjet Fushë Kosovës e Gjilanit, që përfundoi 1:1.

Sfidën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, e zhbllokoi në minutën e 40-të, Senad Jaroviq i Gjilanit, derisa vendësit e barazuan rezultatin në minutën e 76-të, kur zëvendësuesi Dorent Hajdari me një goditje të fortë e të saktë nga jashtë 16-shi, shënoi për 1:1.

Pas javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të tetë me 19 pikë e Fushë Kosova në të nëntin me 11 sosh.

Të dielën zhvillohen edhe tri ndeshjet e tjera të kësaj jave, ku përballen: Liria – Ballkani, Dukagjini – Malisheva dhe Prishtina – Feronikeli 74.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i mungon Zvicrës

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Franco Foda flet për objektivin e Kosovës

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Davontrey Thomas, MVP i xhiros

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Sermaxhaj

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Sermaxhaj

Haxhiu zhvillon takim koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, diskutojnë prioritetet dhe sfidat

Haxhiu zhvillon takim koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, diskutojnë prioritetet dhe sfidat

Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë zjarri ndaj një zyrtari nga kolegu i tij, i dyshuari arrestohet

Ministria e Ekonomisë konfirmon kërcënimin me armë zjarri ndaj një zyrtari nga kolegu i tij, i dyshuari arrestohet

Presidentja Shiroka Pula takohet me ambasadorin italian, diskutohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja Shiroka Pula takohet me ambasadorin italian, diskutohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku kërkon rikthimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Në Prizren arrestohet një person i kërkuar, ishte dënuar me 5 vjet burgim për narkotikë

Përmbytjet në Gaza, BE-ja i bën thirrje Izraelit të garantojë qasje të plotë humanitare në Gaza

Përmbytjet në Gaza, BE-ja i bën thirrje Izraelit të garantojë qasje të plotë humanitare në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën