TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Llapi ankohet në referim: Po dëmtohemi padrejtësisht

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Llapi ankohet në referim: Po dëmtohemi padrejtësisht

KF Llapi nëpërmjet një komunikate të shtunën është ankuar se po dëmtohen padrejtësisht nga gjyqtarët.

Skuadra nga Podujeva u mposht sot 2:1 nga Ballkani, duke u thelluar edhe më shumë në krizë. Ka 17 pikë pas 17 ndeshjeve në vendin e tetë. Llapi nuk di për fitore në 10 ndeshjet e fundit (6 humbje, 4 barazime).

Por në komunikatë, së cilës i është bashkangjitur video me rastet e kontestuara, Llapi pretendon se tetë pikë u janë humbur nga vendimet e gjyqtarëve, veçanërisht e përmendin emrin e Mervan Bejtullahut.

Sipas skuadrës që drejtohet nga Tahir Batatina, ata janë dëmtuar në ndeshjen ndaj Dukagjinit, Ferizajt dhe sot ndaj Ballkanit.

“KF Llapi shpreh shqetësimin e thellë për vendimet e njëpasnjëshme të dyshimta dhe të paarsyetueshme që kanë ndodhur në ndeshjet e fundit, ku jemi dëmtuar padrejtësisht nga gjykimet tendencioze të gjyqtarëve. Pas analizave të bëra, kemi vërejtur se këto gabime nuk janë të rastit, por duket se janë rezultat i një menaxhimi të gabuar dhe të njëanshëm nga ana e FFK-së dhe gjyqtarëve. Në tri raste të veçanta, që i kemi përmbledhur në video, kemi humbur 8 pikë të vlefshme që kanë ndikuar rëndë në rendimentin tonë këtë sezon dhe kanë thelluar edhe më tej krizën në të cilën po kalojmë. Faktori kryesor në këto situata, tragjikisht, ka qenë Mervan Bejtullahu, i cili ka qenë i pranishëm në tri ndeshje: ndaj Dukagjinit si gjyqtar kryesor, ndaj Ferizajt dhe sot ndaj Ballkanit si gjyqtar në VAR, dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve, duke shkaktuar dëm të madh për skuadrën tonë. Bejtullahu me vendimet e tij të dyshimta ka dëmtuar skuadrën tonë në tri ndeshje: duke pranuar golin e Dukagjinit kur topi ishte në lëvizje si gjyqtar kryesor i ndeshjes, duke asistuar gjyqtarin kryesor, Genc Nuza, për një penallti të dyshimtë për Ferizajn, dhe duke asistuar sot gjyqtarin kryesor, Dardan Çaka, për penalltinë e akorduar për Ballkanin”, thuhet në komunikatë.

Llapi, duke ftuar të gjitha klubet, ka kërkuar takim urgjent pas përfundimit të sezonit me FFK-në për të diskutuar këto çështje.

“E kuptojmë frustrimin e tifozëve tanë që na mbështet, duke njohur krizën e rezultateve që po kalojmë. Megjithatë, kjo nuk mund të justifikojë dëmtimin e ekipit dhe ndershmërinë e garës për interesa personale të dikujt. Ne si klub kërkojmë transparencë dhe drejtësi. FFK dhe organet përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, dhe nuk do të pranojmë të qëndrojmë duarkryq përballë kësaj padrejtësie. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se kjo mund të ndodhë në çdo moment, edhe për skuadra të tjera të elitës, dhe është e nevojshme të merret masa urgjente për të mbrojtur integritetin e futbollit kosovar. Për këtë arsye, pas përfundimit të sezonit, ftojmë të gjitha klubet e Albi Mall Superligës që të kërkojmë një takim urgjent me FFK-në për të diskutuar mbi këto çështje dhe për të kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe të paanshme për të gjithë. Ne nuk do të heshtim, dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një garë të pastër dhe të ndershme. Fundja, le të fitojë më i miri, por jo përmes gabimeve të gjyqtarëve që shërbejnë si ndihmë për klube të caktuara”, vijon komunikata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Ndryshimi i orës, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin, vodhi 21 mijë euro para, ari dhe çanta në Prizren

Iu gjetën mbi 500 kg kanabis dhe armë të rënda, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit në Suharekë

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Masakra e Podujevës, Osmani: Kujtesa dhe drejtësia janë detyrë e përjetshme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL – UÇK: Ekspozita në shesh shtrembëron luftën dhe fyen gjakun e derdhur për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën