Përmes një postimi nga Komuna e Drenasit, bëhet e ditur se temë e diskutimit ishte zhvillimi i mëtejmë i gjigantit metalurgjik të Kosovës “Ferronikeli”, e po ashtu të fillojë sa më shpejtë edhe puna e kësaj fabrike, përcjellë teve1.info.
Po ashtu sipas njoftimit u diskutua edhe për “krijimin e mundësive të reja për investime në energji”, thuhet tutje në postimin e tyre.
Gjatë vizitës, Lladrovci ka siguruar Kurnaz dhe Acar se Komuna e Drenasit do i përkrahë me tërë kapacitetet që ka në dispozicion, përfshirë këtu fabrikën dhe kapacitetet e reja për energjinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Drenasi, si komuna me performancën me të mirë në nivel vendi, edhe mikpritjen e ka të dëshmuar” tha për fund, kryetar Lladrovci./teve1.info/.







