1 Tentimi i tetë
Me qëndrime të njëjta nga partitë politike sikurse edhe në shtatë seancat e kaluara ku dështojë konstituimi i Kuvendit, pritet të jetë edhe përpjeka e tetë për konstituimin e Kuvendit.
Seanca është paraparë të nis nga ora 10:00.
Një ditë para kësaj seance përfaqësues të partive politike kanë deklaruar se janë në qëndrimet e tyre.
LVV nuk e heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, kurse PDK, LDK e AAK janë deklaruar se nuk e votojnë Haxhiun.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila në gjashtë tentime nuk mori votat e mjaftueshme do të jetë edhe në këtë seancë e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare.
Këtë të hënën e bëri të ditur vet Kurti.
Ndërsa, nga PDK, LDK e AAK kanë deklaruar se mbesin në qëndrimet e njëjta. PDK e AAK kanë kërkuar nga LVV-ja të propozojë një emër tjetër në vend të Haxhiut duke e cilësuar atë si figurë përçarëse.
Kurse, LDK-ja ka qëndrim se nuk e voton asnjë kandidatë të propozuar nga LVV-ja./teve1.info/
2 Vetëvendosje nuk heqë dorë nga Albulena Haxhiu
3 Seancë e vonuar
4 Pa thënë asnjë fjalë, Kurti hyn në sallë
5 Qëndrimet e ish-opozitarëve
Qalaj: Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, Haxhiu te ne nuk kalon
Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, para hyrjen në Kuvendin e Kosovës është deklaruar për media, duke bërë të ditur edhe qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket votës për kryeparlamentar.
Qalaj shkurt tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë.
“Qëndrimi i PDK-së, mbetet i njëjtë nuk ka ndryshuar. Nuk ndryshon sot, s’do të ndryshojë as pas 48 orëve, as pas një jave e muaji. Sa i përket zonjës Haxhiu te PDK-ja nuk kalon”, deklaroi ai.
Musliu: Kandidatura e Albulena Haxhiut përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk është thjesht një bllokim i procesit të konstituimit të institucioneve, por sipas saj ajo përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet.
Ajo tha se kjo situatë, reflekton një krizë të thellë politike,e që sipas saj ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional dhe për zhvillimin e Kosovës – duke krijuar një hendek mes institucioneve dhe nevojave të popullit.
“Me një veprim të tillë, po ndihmohet që stagnimi të bëhet normë, duke e vendosur vendin në një rreth vicioz të dështimeve”, ka shkruar ajo.
Zemaj: S’ kemi ndryshuar qëndrim
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se partia ku bënë pjesë ai nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të sotëm në Kuvend, ku kandidate wshtw Albulena Haxhiu.
Ai tha se siç duket kjo situatë është duke i konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Ne presim të reflektojë LVV, të sillet konform rezultatit zgjedhor, por duket që nuk kanë interesim, nuk kanë marrëveshje me ndonjë subjekt politik që siguron mandatimin e Qeverisë… Nuk mund të ndryshojmë qëndrim sepse është e paarsyeshme dhe tepër e papërfillshme… Ne kemi një heshtje të kryeministrit, siç duket i konvenon kjo situatë… “, ka deklaruar ai.
LVV-ja s’heqë dorë nga emri i Haxhiut për kryeparlamentare
Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
“Po shpresoj që ngjashëm me ditën e bukur sikur është sot do të kemi edhe një rezultat të kënaqshëm në Kuvend në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohen institucionet dhe të vazhdojmë me procedura të tjera kushtetuese….Patjetër që është. Propozimi jonë si parti fituese dhe drejtë kushtetuese e jona është Albuelna Haxhiu. Ftoj dhe lusë edhe një herë të gjitha partitë që të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit, pasi është detyrë e deputetëve sipas Kushtetutës”, tha ai.
I pyetur nëse ka pasur takime me partitë parlamentare, ai e mohoi një gjë të tillë, mirëpo tha se publikisht vazhdimisht kanë bërë thirrje që të zhbllokohet procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke ndërlidhur nevojën për konsensus edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve.
“Ne në vazhdimësi kemi bërë ftesë dhe thirrje që të zhbllokohet procesi. Siç e dini nuk është vetëm pozita e kryetarit por edhe nënkryetarëve që të ketë një marrëveshje dhe të vazhdohet tutje…jo privatisht, çdo gjë është transparente sepse konstituimi i Kuvendit i takon të gjitha partive politike dhe nuk është vetëm çështje e koalicionit qeverisës siç po pretendohet të pretendohet. Koalicioni qeverisës vlen për qeverinë pas konstituimit të Kuvendit, ku mandatari i ka edhe 15 ditë që të formojë”, shtoi Murati.
Haziri: Është bërë situatë e neveritshme, Kuvendi po mbahet peng
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se situata me Kuvendin është bërë e neveritshme, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka marrëveshje për formim të Qeverisë “prandaj Kuvendi po mbahet peng”.
Haziri ka shtuar se deputetët s’po mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për tejkalim të situatës.
“E drejta politike për të propozuar s’do të thotë e drejtë absolute. Marrëveshja politike është e pritshme, do të duhej të ndodhte por kjo s’po ndodh… Seanca e parë ka qenë e nevojshme për ta tejkaluar këtë, lërë më e dyta. Ky është problem serioz politik”, është shprehur Haziri.
Basha: Bllokimi po vjen nga opozita
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se bllokimi për konstituimin e Kuvendit po vjen nga opozita.
Sipas tij, argumenti i tyre për mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare “është ofendues”.
“Ne prapë do të votojmë pro, bllokimi po vjen prej atyre që votojnë kundër e jo deputetëve që votojnë për. E dyta, është me rëndësi me cek që kuvendi, kryesia e kuvendit, konstituimi i kuvendit ndodhë me zgjedhjen e kryesisë që janë pesë nënkryetarët edhe kryetari. E kjo nuk i takon krejt LVV-së, nuk është se ne i kemi fituar pesë nënkryetarët edhe kryetarin edhe s’po bëjmë asnjë kompromis, por i takon tri subjekteve më të madhe politike dhe dy përfaqësuesve të komuniteteve me fjalë tjera Kushtetuesja veç i ka përcaktuar rregullat e lojës”, deklaroi ai.