Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kjo është seanca e 14- të në tentim të konstituimit të Kuvendit.
Në seancën e kaluar përsëri u propozua votimi i fshehtë për kryetar të Kuvendit, propozim ky i cili nuk mori votat e mjaftueshme.
Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK, LDK, AAK e Lista Serbe, të cilat e kanë cilësuar se është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar, Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.