TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lista Serbe nuk tërhiqet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lista Serbe nuk tërhiqet

Të premten përfundon ultimatumi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, për lirimin e objektit që përdoret nga strukturat paralele serbe në lagjen e boshnjakëve. Derisa ultimatumi po afron, Lista Serbe bëri të ditur sot se nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.

Lista Serbe nuk tërhiqet. Thotë se nuk e lirojnë objektin e uzurpuar në veri.

Këtë të premte përfundon ultimatumi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, që strukturat paralele të Serbisë ta lirojnë këtë objekt në lagjen e Boshnjakëve.

Aksioni për lirimin e objektit paralel që financohet nga Serbia, ishte paraparë të ndërmerret më 25 gusht, por që pas reagimeve nga Bashkësia Ndërkombëtare, i pari i Mitrovicës veriore, Erden Atiq, e shtyu vendimin për datën 8 shtator.

Mirëpo, përkundër paralajmërimeve, serbët lokalë duket se nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.

Lista Serbe nëpërmjet një reagimi publik të mërkurën konfirmoi se nuk do ta lirojnë objektin dhe kërkuan ndërhyrje të Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Duke pasur parasysh synimin e Prishtinës që me çdo kusht të vazhdojë me përshkallëzimin e situatës në terren dhe të pushtojë objektin në Mitrovicës, duam t’iu njoftojmë publikisht se refuzojmë ultimatumin e regjimit në Prishtinë për lëshimin e zyrave tona dhe kërkojmë që kjo çështje të zgjidhet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç parashihet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015″.

Objekti në fjalë shërben për katër institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën, Drejtoria e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.

Derisa, këto institucione paralele e ilegale udhëhiqen nga disa prej anëtarëve më të lartë të Listës Serbe.

Por, se a do të ketë aksion për lirimin e objektit të premten – ashtu siç është dhënë paralajmërimi, nuk po e konfirmojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Përparim Kryeziu – zëdhënës i qeverisë Kurti zgjodhi heshtjen në pyetjen e tëvë1, njësoj si kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Derisa institucionet vendore nuk po flasin, njësoj nuk po veprojnë ato ndërkombëtare.

Ambasada Amerikane javë më parë në reagimin e saj u bëri thirrje institucioneve kosovare që mos të ndërmarrin asnjë veprim që mund të përshkallëzojë situatën e sigurisë në katër komunat veriore të vendit.

Derisa, kjo të zgjidhet në çfarëdo forme, 40 punëtorët ilegalë të financuar nga Serbia, po vazhdojnë ta shfrytëzojnë objektin që është pronë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Autor: Arton Rama

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën