TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

by tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar të hënën për zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresave (PZAP), duke certifikuar kështu Listën Serbe dhe Srpska Demokratijan e Aleksandar Arsenijeviqit,

Anëtarët e VV-së, në mbledhjen e sotme të KQZ-së kanë kritikuar PZAP-në për vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 duke e quajtur atë të kundërligjshëm në bazë të nenit 30 paragrafit një të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi tha se kjo vendimmarrje e PZAP-së do të dëmtoj rëndë demokracinë dhe cenoj rendin kushtetues të vendit.

Ai e quan një shkelje të rëndë, dëm i cili do të reflektoj edhe në procese zgjedhore në komuna ku Lista Serbe do të garoj.

Krasniqi gjithashtu tha se Listës Serbe i dolën në mbrojtje diplomatët e huaj “për hesape të tyre të ngushta politike ”.

“Si institucioni jonë ashtu edhe PZAP-ja, gjithashtu edhe Gjykata Supreme janë bërë në këtë rast pjesë e një vendimmarrjeje e cila do të dëmtoj rëndë demokracinë dhe e cenon edhe rendin kushtetues.. Është një vendimmarrje e qëllimtë si rezultat i presioneve, as të ambasadorëve ndoshta jo, të diplomatëve… Ne nuk mund të presim vendime të gjykatave për secilin person veç e veç. Është një shkelje e rëndë, dëm i rëndë për këto zgjedhje dhe ky dëm do të reflektoj edhe në procese zgjedhore në komuna ku Lista Serbe pretendon të garoj, aty nuk do të ketë demokraci, prej ambasadorit e përfaqësuesve të BE-së e gjithë të tjerët që janë të QUINT, e dinë shumë mirë se vet e kanë deklaruar. Edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale në vend për hesapet e tyre politike”, tha ai.

Edhe anëtari tjetër i VV-së, Sami Kurteshi shtoi se Gjykata Supreme ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe duke delegjitimuar anëtarët e KQZ-së që kanë kompetencat ligjore me votua për certifikim ose jo certifikim, kurse sipas tij Listën Serbe e legjetimon për ankesë.

“Bazuar në dëshmitë e ofruara vendimi i PZAP-it dhe Gjykatës Supreme për certifikimin e Listës Serbe është i kundërligjshëm në bazë të nenit 30 paragrafit një të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, PZAP nuk i ka trajtuar fare dëshmitë, i ka quajtur irelevante. Gjykata Supreme, ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që kanë kompetencat ligjore me votua për certifikim ose kundërcertifikimit, kurse Listën Serbe e legjetimon për ankesë”, tha Kurteshi.

Në këtë mbledhje gjithashtu u morën vendime për de-certifikim e subjektit politik të certifikuar Partia Politike Gradajnska Inicijativa Opstanak, për zgjedhjet lokale 2025 dhe të disa anëtarëve për kuvende komunale nga parti të ndryshme politike./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të bëhemi gati për zgjedhje, t’i japim fund propagandës populliste

Zgjedhja e presidentit, Kurti të hënën takon Abdixhikun

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Nuk mbështesim asnjë kandidat për president që nuk përfaqëson unitetin qytetar

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq reagon pasi Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për “Sarajevo Safari”

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama: Kryeqyteti s’ka nevojë të ndajë buxhet për TRAM-in elektrik, projekti po bëhet me sektorin privat

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën