TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista e lojtarëve të lënduar të Real Madridit dhe datat e rikthimit të tyre

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lista e lojtarëve të lënduar të Real Madridit dhe datat e rikthimit të tyre

Real Madridi është duke u përballur me një krizë të lëndimeve. Rreth tetë lojtarë të ekipit të parë momentalisht nuk janë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Këto janë datat se kur pritet që këta lojtarë të kthehen në fushë:


Thibaut Courtois: Prill 2024

Portieri i madrilenëve, nuk ka luajtur për Real Madridin këtë sezon pasi këputi ligamentin ACL. Ancelotti ka thënë se shpreson që belgu të rikthehet pak para përfundimit të sezonit.

Dani Carvajal: Janar 2024

Carvajal është jashtë fushave për shkak të lëndimit të muskulit hamstring, lëndim të cilin e pësoi në fitoren ndaj Granadas.

Sipas raportimeve të fundit, ai do të jetë në dispozicion të teknikut italian, pas festave të fundvitit.

Eder Militao, data e mundshme e rikthimit: 18 shkurt

Militao i cili po ashtu ka pësuar një këputje të ligamentit ACL, në fillim të sezonit po rikuperohet më shpejtë se sa që pritej.

Me shumë mundësi ai mund të rikthehet në fushë para ndeshjes së dytë në fazën e 1/16-tave të Ligës së Kampionëve.

Ferland Mendy, data e rikthimit: 29 dhjetor

Mendy pësoi një goditje në ndeshjen ndaj Villarrealit dhe për këtë arsye u desh të zëvendësohej pas pjesës së parë.

Sidoqoftë, problemi nuk është shumë serioz dhe ai pritet të rikthehet brenda dhjetë ditëve.

Eduardo Camavinga, data e mundshme e rikthimit: 4 janar 2024

Ancelotti ka përmendur se Camavinga është në mesin e lojtarëve që janë shumë afër rikuperimit të plotë.

Ai është duke u stërvitur individualisht dhe pritet të rikthehet vetëm pas Krishtlindjeve.

Arda Guler, data e mundshme e rikthimit: 4 janar 2024

Adoleshenti turk nuk ka luajtur për Real Madridin që prej se iu bashkua atyre gjatë verës.

Lajmi i mirë është që ai tashmë është rikthyer në stërvitje dhe mund të luajë që nga janari.

Vinicius Junior, data e mundshme e rikthimit: 4 janar 2024

Sulmuesi brazilian ka disa probleme të ndryshme me lëndime këtë sezon. Lëndimi i tij i fundit erdhi teksa ishte në grumbullim me Brazilin.

Sidoqoftë, Ancelotti ka dhënë sinjale pozitive duke thënë se Vinicius mund të rikthehet që nga janari.

David Alaba, data e mundshme e rikthimit: Gusht 2024

Mbrojtësi austriak është bërë lojtari i tretë i Real Madridit që pëson këputje të ligamentit ACL këtë vit.

Ai i është nënshtruar operimit, por burime të ndryshme kanë raportuar se Alaba nuk do të mund të luajë më këtë sezon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Dardan Berisha rikthehet te Peja

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Pozhari: Jam pesimist se do të arrihet ndonjë marrëveshje mes partive për krijimin e institucioneve

Pozhari: PDK-ja po sillet si “pulë pa kry” në çështjen e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Shqiptari Gruda shënon ndaj Serbisë, Gjermania në epërsi të trefishtë në Beograd

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Debat i ashpër mes Musliut dhe Rizvanollit: “Vjedhni sa të mundeni”, ministrja: Rrymën e blejnë KESCO dhe KEDS

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën