Zyrtari policor Alban Rashiti, i cili u plagos dje nga grupet të armatosura serbe në Banjskë të Zveçanit, është liruar nga Qendra Klinike Universitare, ku ishte duke u trajtuar.
Lajmin për tëvë1.info ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, i cili tha se gjendja e tij është stabile.
“Po është liruar. Gjendja e tij është stabile vetëm i duhen disa kontrolla”, ka deklaruar ai.







