TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lirohet mielli në Kosovë, buka jo

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Çmimi i bukës në rritje, qytetarët thonë se rritja e inflacionit është e papërballueshme

Çmimi i grurit dhe miellit në Kosovë është ulur rreth 25 për qind, mirëpo furrtarët vazhdojnë të mos ulin çmimin e bukës. Furrtarët arsyetohen se i kanë rritur pagat e puntorëve dhe se ka shtrenjëtim të energjisë elektrike, me ç’rast as nuk premtojnë ulje të shpejtë të çmimeve të prodhimeve të tyre. Aktualisht, çmimi për 100 kilogramë miell blihet deri në 44 euro.

Në anën tjetër, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të bukës, të cilët paguajnë 0.50 euro për gjysmë kilogrami bukë. Derisa në disa vende, si në Fushë Kosovë, ky çmim është deri në 0.60 euro.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Farizi thotë se furrtarët duhet t’i ulin çmimet, nëse miellin e marrin me çmim më të ulët.

“Varshmëria e çmimit të miellit varion edhe prej çmimit të grurit dhe gjithashtu buka duhet të varet prej çmimit të miellit, pasi janë të lidhura reciprocikisht. Çmimi i miellit ka rënë prej 20 deri në 25 për qind, varësisht nuk i kanë të njëjta çmimet e miellit, sepse nuk ka marrëveshje mes njërit-tjetrit që të shkojnë çmimet njësoj, por mos të bazoheni në vetëshërbime, bazohuni te çmimi i mullistit. Duhet të bie edhe çmimi i bukës, por nuk presim në vlerë shumë të madhe, mund të bjerë deri në 15 për qind”, thotë Farizi.

Megjithatë, edhe pas rënies së çmimit të grurit dhe miellit, furrtarët vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta.

Pronari i një furre në Prishtinë, Armend Qoqaj thotë se pavarësisht uljes së çmimit të grurit dhe miellit, obligimet janë të mëdha dhe në asnjë formë nuk mund t’i ulin çmimet, shkruan KP.

Edhe qytetarët mendojnë se çmimi i bukës është i lartë dhe i njëjti duhet të ulet.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Farizi thotë se tashmë gjendja botërore e prodhimtarisë së grurit është stabilizuar dhe se kjo ka ndikuar që të ketë edhe rënie të çmimit.

Gjatë vitit të kaluar e deri në prill të vitit 2023, Kosova ka importuar grurë dhe miell në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh, ndërsa vlera e eksporteve të këtyre produkteve ka qenë nën 2 milionë euro.

Tags: BukaçmimiMielli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën