Kushtrim Bytyqi nga Fushë Kosova, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare Kroaci-Serbi gjatë rrugës që vinte nga Gjermania në Kosovë është liruar nga autoritetet serbe.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili tha se Bytyqi është arrestuar pa asnjë arsyeje dhe siç tha ai është ndaluar për shkak se në kuletë mbante kartelën e veteranit të babit të tij.
“Familja Bytyqi ka njoftuar se Kushtrim Bytyqi para pak çasteve është liruar dhe po vjen në Kosovë. Por se ankthi dhe frika e shkaktuar është një padrejtësi në vete për Familjen Bytyqi. Kosova duhet të bëjë presion tek bashkësia ndërkombëtare që të ndalohen këto torturime e arrestime të pa justifikueshme nga Serbia”, ka deklaruar avokati.
Serbia arreston një mërgimtar në kufi, shkak emblema e UÇK-së