Janë liruar në procedurë të rregullt pesë të miturit të cilët dyshoheshin për nxitje të urrejtjes.
Ata janë kanë kapur duke vendosur pamflete në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ndër to disa me figurë të terroristit serb që u vra në Banjskë të Zveçanit.
Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka bërë të ditur se në mesin e të liruarave është edhe personi i ndaluar në mëngjesin e së hënës.
“Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, ka thënë Elshani.
Ai ka thënë se te shumica e të intervistuarave janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes