TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Limaj thotë se pati takim me Konjufcën, tregon se çfarë biseduan

Sikur pas 22 dështimeve të konstituimit të kuvendit edhe sot partitë politike e drejtuan gishtin nga njëra tjetra. Por duket që kanë nisur lëvizjet në terren. Pasi deputetët thanë që kanë pasur takime mes vete. Kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj tha që kanë pasur një takim me deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

nga Fetije Kamberi
29 Maj, 2025
0
A A
Limaj thotë se pati takim me Konjufcën, tregon se çfarë biseduan

Kuvendi nuk u konstituua as të enjten.

Edhe kjo përpjekje që është e 23-ta me radhë nuk solli rezultat.

Deputetët e subjekteve politike nuk arritën asnjë marrëveshje për hapat tutje.

Por, temë diskutimi në hollin e kuvendit nuk ishte vetëm bllokada në parlament.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës foli edhe për bllokimin e rrugëve nga bizneset shkak i rrymës.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami foli për deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti  në lidhje me protestën e paralajmëruara nga Oda Ekonomike dhe bizneset,  ku tha se “koha e barrikadave ka kaluar”.

“Është turp që protestat e bizneseve, punëdhënësve më të mëdhenj të vendit, krahasohen me barrikada. Ndërkohë që Kurti nuk e thotë asnjë fjalë për koston prej 800 eurosh për transportin e 1 megavatit energji që e bën kompania e Vuk Hamoviqit – për të cilin ai dikur na ligjëronte kur ishte në opozitë”, u shpreh Bajrami.

E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë që bllokada në kuvend përfundon nëse Lëvizja Vetëvendosje propozon emrin e Saranda Bogujevcit, Shqipe Selimit ose Glauk Konjufcës për kryekuvendarë.

“Kemi dhënë zgjidhjet edhe s’kemi kërku asgjë nga VV-ja edhe ne që të kalojmë nga kjo situatë kemi dhënë tre emra të cilët do ti votonim Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi dhe Glauk Konjufca nëse sot do të kishim njërin nga ata tre emra do ti votoni edhe sot për këtë erdhëm me shpresë që të ketë ndonjë ndryshim, as për Fatmir Limaj nuk është që kam informatë. Ajo çka është në interesim temin është me zgjedh kryetarin ose kryetaren edhe na kemi jep tre emra edhe nuk është se kemi bo bashkëpunim as me PDK-në edhe LDK-NË nëse Vetëvendosja nuk i ka votat për Qeveri mundet me blloku konstituimin e kuvendit të nënkryetar dhe kishim mundur me zgjedh kryetarin edhe do të jemi për”, tha Haradinaj

Por kjo javë nuk ka kaluar pa takime në mes përfaqësuesve të partive.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se është takuar për kafe me deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Madje sipas Limajt, ka një marrëveshje “xhentëlmene”e të pa shkruar.

“Unë jam i gatshëm që të takohem kurdo që kam ftesë, jam i gatshëm të takohem me të gjithë. Po kemi pi kafe me Glaukun, para dy dite, edhe mirë shumë. Konjufca është, ka qenë kryetar i Kuvendit, drejtues institucionesh, dhe është mëse normale të bisedojmë për zhvillimet. Është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet, për shqetësimet, për atë që sot Kosova është dhe është gjëja më normale që të bisedojmë dhe të trajtojmë tema se si të dalim nga kjo situatë”, u shpreh Limaj

Limaj tha se ditëve në vazhdim do të ketë takim edhe me të partin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Ditëve në vazhdim do të ketë një takim edhe me kryetarin Abdixhiku”, tha ai.

Por, punë më të rëndësishme se ky takim tha se ka ky i fundit.

“Ju lutem, kemi përpara punë të tjera”,tha kryetari i LDK-së.

E fajin  për bllokadë edhe të enjten, partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ia la opozitën.

Madje për deputetin Armend Muja, opozita më lehtë e ka pasur votimin e Zajednicës dhe Gjykatës Speciale sesa votimin e Albulena Haxhiut për krye-kuvendare.

“Qëllimet e PDK-së dhe partive opozitare janë që të bllokohet Kuvendi me qëllim që të parandalohet formimi i qeverisë Kurti, ne i dëgjojmë shumë deklaratat e opozitës në lidhje me këto dilemat e tyre për Haxhiun ka shumë deputet këtu të opozitës që nuk kishin fare dilema kur votuan për Zajednicën, kur votuan për demarkacionin dhe kur votuan për Gjykatën Speciale, dua të rikujtoj që Albulena Haxhiu nuk i ka votuar asnjërën prej tyre”, tha Muja.

Se edhe sa tentime do të ketë në Kuvend nuk e di as kandidatja për pozitën e krye-parlamentares, Albulena Haxhiu.

“Pyetni opozitën edhe sa herë”, tha Haxhiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfituan kundërligjshëm rreth 25 mijë euro, aktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat

Përfituan kundërligjshëm rreth 25 mijë euro, aktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat

Liberalizimi i Tregut të Energjisë: Mundësi për zhvillim apo rrezik për bizneset? | MESDITË

Liberalizimi i Tregut të Energjisë: Mundësi për zhvillim apo rrezik për bizneset? | MESDITË

Protestat në Serbi, aktivistët kritikojnë Vuçiqin për trysni te studentët dhe propagandë

Protestat në Serbi, aktivistët kritikojnë Vuçiqin për trysni te studentët dhe propagandë

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron 100 inspektorë të rinj për luftën kundër duhanit

Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e Alexander-Arnold

Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e Alexander-Arnold

Edhe një skuadër e madhe në garë për Ardon Jasharin

Edhe një skuadër e madhe në garë për Ardon Jasharin

Di Maria e përmbushi premtimin e tij, rikthehet në klubin e fëmijërisë pavarësisht kërcënimeve me vdekje

Di Maria e përmbushi premtimin e tij, rikthehet në klubin e fëmijërisë pavarësisht kërcënimeve me vdekje

Zyrtare: Massimiliano Allegri, trajner i ri i Milanit

Zyrtare: Massimiliano Allegri, trajner i ri i Milanit

Liberalizimi i Tregut të Energjisë: Mundësi për zhvillim apo rrezik për bizneset? | MESDITË

Liberalizimi i Tregut të Energjisë: Mundësi për zhvillim apo rrezik për bizneset? | MESDITË

Protestat në Serbi, aktivistët kritikojnë Vuçiqin për trysni te studentët dhe propagandë

Protestat në Serbi, aktivistët kritikojnë Vuçiqin për trysni te studentët dhe propagandë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X