TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, Serbia fiton nga plani franko-gjerman

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, Serbia fiton nga plani franko-gjerman

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar në dy vitet e fundit.

Sipas Limajt, fajtor për këtë është vet kryeministri Albin Kurti.

Limaj ka folur edhe për planin e prezantuar nga evropianët, të cilin e konsideron si humbje për Kosovën.

Thotë se me këtë rast, Serbia e fiton Asociacionin dhe nuk e njeh Kosovën si shtet.

Limaj ka folur edhe për pozicionin që e ka Kosova dialog, për të cilin thotë se është në disavantazh.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kreu i Nismës thotë se njohja reciproke është larguar nga kjo marrëveshje, teksa konsideron se dialogu ndër vite e ka pasur këtë synim.

“Ka degraduar dialogu për dy vitet e fundit, nga bisedimet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen brenda. Kanë qenë tri principe; e para marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obliguar me njohje brenda. E dyta ka qenë një princip që nëse nuk merremi vesh për të gjitha, nuk jemi marrë vesh për asgjë dhe e treta njohja në fund. Të gjitha këto u zhduken dhe erdhëm në një situatë me një propozim (plani franko-gjerman), dhe kjo ka ardhë si rezultat i sjelljes së këtij njeriu (Kurtit)”, thotë Limaj.

“Ato zhvillime e tensionime që ndodhën në veri të vendit, praktikisht jemi në një situatë ku ne sot 14 për qind e territorit të Kosovës nuk ka ligjshmëri. Një pjesë e madhe e territorit, sot është e paqeverisshme, nuk ka institucione të Kosovës. Bota po thotë se është problem sigurie. Për t’u rikthyer serbët në institucione, duhet me u plotësu kushtin që e kanë nxjerrë, pra Asociacionin”, u shpreh Limaj.

Teksa ka folur për marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Limaj thotë se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e përmendin më njohjen reciproke. Shkak sipas tij janë ngjarjet që ndodhën në veri të Kosovës, me ç’rast fajtor e bën kryeministrin Kurti.

“Dy presidentët e ShBA-së, Trump dhe Biden, kanë kërkuar njohjen. Tash më nuk ka këso kërkesa. Tashmë vijnë mesazhe nga këto qendra që duhet pranohet marrëveshja franko-gjermane që nuk e ka njohjen brenda, dhe ky është degradim, kjo ka ndodhur për këto dy vite, sepse ato ‘filmat’ që u bënë vitin e kaluar e kur policia jonë u bllokua nga barrikadat vitin e kaluar në veri, pra të gjitha këto krijuan një situatë krejt tjetër të pakoordinuar e të pamenduara, dhe ia dhanë një shkas presidentit Vuçiqit që t’i largojë serbët nga institucionet”, tha ai për EO.

Limaj ka thënë se në procesin dialogues, Kosova është në situatë të vështirë. Thotë se në këtë fazë, Serbia del më shumë fituese se sa Kosova. “Kurrë pozicionin më të vështirë negociues nuk e kemi pas sikur tani. Me këtë marrëveshje që po flitet tani, vetëm Serbia fiton. Nuk humb asgjë, njohje nuk jep, Asociacionin e fiton. Kosovën e ka humbur territorialisht moti. Të gjitha këto negociata janë bërë që me e pas njohjen e ndërsjellët. Njohjen nuk e jep, çka jep tjetër Beogradi nga ky proces, asgjë përveç që merr. Asociacionin pa njohje”, u shpreh Limaj./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Haradinaj në hapjen e fushatës zgjedhore: Kandidatët për kryetarë të komunave, qeverisja e duhur për qytetarët

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

Evropa ‘çmendet’ pas Erxhan Osmanit të Turqisë, vite më parë ai nisi karrierën e basketbollit në Kosovë

Evropa ‘çmendet’ pas Erxhan Osmanit të Turqisë, vite më parë ai nisi karrierën e basketbollit në Kosovë

Arsenali fiton bindshëm ndaj Nottinghamit, dy gola nga Zubimendi

Arsenali fiton bindshëm ndaj Nottinghamit, dy gola nga Zubimendi

Amorim: Po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola

Amorim: Po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola

Fabregas zgjedh katër kapitenët e Comos, njëri nga ta është Mërgim Vojvoda

Fabregas zgjedh katër kapitenët e Comos, njëri nga ta është Mërgim Vojvoda

Liverpooli etiketon transferimin e madh të 2026, e do yllin e Ligës Premier

Liverpooli etiketon transferimin e madh të 2026, e do yllin e Ligës Premier

Forma fizike, vendimtare për Neymarin në Botëror

Forma fizike, vendimtare për Neymarin në Botëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën