TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Limaj: Nisma do të marrë pjesë në zgjedhje qoftë vetëm, qoftë në koalicion

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Limaj: Nisma do të marrë pjesë në zgjedhje qoftë vetëm, qoftë në koalicion

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se subjekti që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht nëse ato do t’i garojnë të vetëm apo në kuadër të ndonjë koalicioni.

Pas takimit me presidenten Osmani,  Limaj ka theksuar se Nisma preferon bashkëpunimin me forca politike që synojnë fitoren dhe drejtimin e qeverisë.

“Unë besoj se ka ardhur koha që Kosova të ketë një alternativë të fuqishme opozitare, ndryshe nga ajo që ka pasur deri më tani. E kam thënë dhe po e përsëris: na duhet një alternativë që jep shpresë për ndryshime. Kosovës i duhet një qeverisje ndryshe dhe për ta ndërtuar atë, më shumë se kurrë, duhet të dëgjohet zëri opozitar. Unë jam për këtë alternativë. Ajo që dua të theksoj është se Nisma do të shkojë në zgjedhje qoftë përmes ndonjë koalicioni që paraqet një alternativë serioze, qoftë vetëm. Me ta apo pa ta, Nisma do të jetë pjesë e zgjedhjeve. Ne e preferojmë koalicionin me një grup politik që e shohim se lideri i tij është nisur në garë për të fituar, për të qenë kryeministër. Nëse e shohim këtë ambicie dhe seriozitet, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë”, ka deklaruar ai.

Sa i përket datës së zgjedhjeve të reja, Limaj tha se hapësira ligjore është tepër e ngushtë dhe se zgjedhjet mund të mbahen vetëm në dy data të mundshme, porse Nisma preferon 21 dhjetorin.

“Duke qenë në një situatë të ngushtë hapësinore ligjore, data më e mirë është 21 dhjetori. Po të mos ishte zvarritur procesi me mandatimin e dytë, do të kishim mundur të shkonim në zgjedhje më 14 dhjetor. Tani presim që zgjedhjet të shpallen për 21 dhjetor. Janë vetëm dy data të mundshme, 21 dhe 29 dhjetor – të shohim cila do të vendoset,” ka thënë Limaj.

Lidhur me vendimin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, Limaj u shpreh se ky është një epilog i keq për vendin, që sipas tij tregon mungesë të kapaciteteve politike për të arritur marrëveshje.

“Presidentja e ka shpërndarë Parlamentin dhe kështu përfundon ky cikël nëntëmujor. Besoj që është një lajm i keq për Kosovën, sepse tash e nëntë muaj këto forca politike kanë dëshmuar se nuk kanë kapacitete dhe pjekuri të mjaftueshme për të ndërtuar marrëveshje, për të përmbushur vullnetin e qytetarëve dhe për t’i dhënë vendit institucione”, theksoi ai.

Sipas Limajt, ky përfundim është tregues i “paaftësisë, papjekurisë dhe mosnjohjes së mënyrës se si ndërtohen shteti dhe institucionet”.

“Shpresoj që qytetarët, ashtu siç nuk e kanë pritur që kështu do të përfundonte vota e tyre, me zgjedhjet që vijnë do t’u kërkojnë llogari përgjegjësve kryesorë për moskonstituimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Irani njofton se një rafineri nafte në ishullin Lavan u sulmua pas shpalljes së armëpushimit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën