TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Limaj: Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese, po tentojnë ta zhdukin memorien e qytetarit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Limaj: Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese, po tentojnë ta zhdukin memorien e qytetarit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, thotë se në Kosovë kanë ndodhur mrekulli, duke marrë parasysh se mosha institucionale e ndërtimit të shtetit, i ngjan një fëmije 15 ditësh.

Limaj ka folur për ndërtimin e shtetit e transformimin e administratës shtetërore. Thotë se gjithçka ka nisur nga zeroja dhe deri në vitin 2008, Kosova ka qenë nën protektorat ndërkombëtar.

Duke folur për pushtetin aktual, Limaj thotë se qytetarët kanë rënë në kurthin e një politike mashtruese, dhe se Kosova po vuan nga popullizmi.

“Së pari dua të them se ka ndodhur një mrekulli ajo që ka ndodhur prej çlirimit të Kosovës deri më tani. Mrekulli në krejt ajo çfarë është ndërtuar në këtë vend. Mos harroni, 15 vjet shtet, mosha shtetërore institucionale me moshën biologjike të njeriut është si një fëmijë 15 ditor, dhe kur e kthejmë kokën mbrapa se në çfarë gjendje ka qenë Kosova e rrënuar dhe shkatërruar institucionalisht e administrative, e shkatërruar ekonomikisht dhe me një fjalë çdo gjë ka filluar nga minusi”, thotë Limaj.

“Kur e kthejmë kokën mbrapa këto 20 vite, kanë ndodhur mrekulli në procesin e ndërtimit të vendit, është çliruar energjia e qytetarëve të Kosovës. Natyrisht pastaj brenda për brenda aktivitetit qeverisës gjithmonë ka pasur hapësirë për të bërë më mirë”, thotë ai.

Limaj ka thënë për EO se partia në pushtet, në të kaluarën e nënçmonte transformimin e UÇK-së. Thotë se pjesëtarët e TMK-së i quanin zjarrfiksa.

“Njerëzit harrojnë, tash shumë gjëra i marrin si të mirëqena dhe sidomos te protagonistët politikë, nuk e qajnë kokën dhe nuk e marrin mundin ta rikthejnë sesi ka ardhë deri këtu e sa vështirësi kanë kaluar. Çdo gjë që sot e shihni, e shihni si të mirëqenë. Ngritja administrative e shtetit të Kosovës. Nga 99-ta deri në vitin 2018, Kosova ka qenë një protektorat, ka qenë një luftë e marrjes së ndërtimit të kompetencave brenda vendit”, u shpreh Limaj.

Ai thotë se ka tendenca për ta zhdukur memorien e qytetarit për ndërtimin e shtetit.

“Kur është transformuar UÇK-ja në TMK, këta u thonin zjarrfikësa i përçmonin e i ofendonin. Pjesëtarët e TMK-së kanë qëndruar pa paga për dy apo tri vite, për ta ruajtur transformimin e rrugëtimin e ndërtimit të ushtrisë së Kosovës. Këta (partia që është në pushtet), fatkeqësisht e kanë atë politikën e tyre të zhdukjes së memories historike të ndërtimit të shtetit të Kosovës, dëshirojnë ta shlyejnë memorien kolektive e institucionale, qytetarit të Kosovës, sesi kemi ardhë deri këtu”, thotë Limaj.

Sipas Limajt, Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese, teksa thotë se janë të dëmshme për shtetin. Ai thotë se ky mashtrim i Qeverisë do të vazhdojë, duke e bërë që zhgënjimi të thellohet edhe më tej. Ai konsideron se ekzekutivi nuk ka asnjë storie të suksesit.

“Është fatkeqësi dhe politikat populiste e kanë këtë objektiv gjithmonë. Kur ata nuk kanë asgjë për të treguar, kur në programin e tyre nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe nuk ka asnjë rezultat që mund të matet e që mund të tregohet. Nuk kanë asnjë storie të suksesit të tyre. Dëshirojnë që ta shlyejnë dhe të mos lejojnë që ta kujtojnë sesi ka ardhë vendi deri aty, dhe nga ata të fillojë çdo gjë. Politikat populiste janë entuziaste, ngritin shpresa të rrejshme, kthehen në situata kur çdo qytetarit i kthehen si shpëtimtarë, si profet në tokë dhe si zgjidhje e çdo problemit të tyre. Japin premtime për kërkesat e nevojat e qytetarëve, e në realitet nuk ka asnjë mbulesë në realizimin e tyre. Kosova sot qeverisët nga një filozofi populiste, mashtruese. Kosova ka rënë në kurthin e një politike mashtruese tash e dy vite, rezultatet e kësaj po i shohim, zhgënjimet kanë filluar dhe do të thellohen fatkeqësisht”, u shpreh kreu i Nismës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën