TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lila harron tmerrin në Beograd, përkrah Evropianin Shqipëri – Serbi

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Lila harron tmerrin në Beograd, përkrah Evropianin Shqipëri – Serbi

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila ka përkrahur Evropianin U21 të vitit 2027 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

UEFA, ditë më parë e konfirmoi Shqipërinë dhe Serbinë si organizatore të Evropianit U21 pasi kandidaturës së përbashkët që e kishin dorëzuar muaj më parë.

Me anë të një mesazhi, Lila ka thënë se organizimi i kësaj ngjarjeje së bashku me Serbinë është një nder i madh dhe moment historik.

“Të nderuar përfaqësues të federatave pjesëmarrëse. Është nder i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Shqipërinë, që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027. Ky është një moment historik për ne dhe mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar. Shqipëria ka treguar se është e aftë për të organizuar aktivitete madhore si finalen e UEFA Conference League të vitit 2022”, ka shkruar Lila.

Ai ka thënë se emocionet duhet lënë anash pasi të gjithë duhet ta shijojnë një organizim të tillë.

“Ky kompeticion nuk është vetëm festë e futbollit, por edhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur. “Ne dëshirojmë t’i tregojmë Evropës, jo vetëm aftësinë tonë për të organizuar, por edhe kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.“Ju ftoj që krahas emocioneve të ndeshjeve, të shijoni Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditën tonë të bujarisë dhe mikpritjes. Faleminderit UEFA, ju mirëpresim me krah-hapur”, ishte mesazhi i Lilës.

Megjithatë, Lila duket se ka harruar tmerrin e përjetuar në Beograd në vitin 2014 kur ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Madje, Lila ishte njëri prej protagonistëve në përleshjen mes futbollistëve të Shqipërisë dhe Serbisë, që ndodhi në fushë, kur edhe u ndërpre ndeshje.

Mbi të gjitha, pas kësaj ngjarjeje, Lila e vizitoi Prishtinën dhe u mirëprit nga të gjithë si një hero i vërtetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën