TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASh-it t’i shqyrtojë pretendimet për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi

by TËVË 1
4 javë ago
1
A A
Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë DASh-it t’i shqyrtojë pretendimet për diskriminim ndaj shqiptarëve në Serbi

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar të mërkurën vonë për ta çuar përpara një projektligj, i cili do t’i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit ta përgatisë një raport gjithëpërfshirës lidhur me trajtimin e pakicave etnike në Serbi, posaçërisht te shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës.

Me 43 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim kaloi ky projektligji i sponsorizuar nga kongresisti republikani Keith Self.

Pasi ta kalojë shqyrtimin e plotë në komision, ky projektligj do të raportohet nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve dhe do t’i dërgohet Dhomës së Plotë të Përfaqësuesve për votim.

Më pas, ai duhet të miratohet edhe nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan Donald Trump.

Projektligji kërkon të vlerësohen çështje më rëndësi, përfshirë pasivizimin e adresave të; kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike; diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe etj.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët që jetojnë në këto tri komuna në jug të Serbisë shpesh ankohen për praktika diskriminuese nga shteti serb, teksa zyrtarët në Qeverinë e Kosovës u kanë bërë jehonë këtyre akuzave, shkruan REL.

Rasti i pasivizimit të adresave është një çështje për të cilën ata janë ankuar vazhdimisht dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Tags: DASHdiskriminimi i shqiptarëve në SerbiLigjvënësit amerikanëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut të hënën viziton Kosovën

Gashi: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

Basketboll, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Basketboll, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut të hënën viziton Kosovën

Gashi: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën