TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ligji që nuk u miratua kurrë në Kosovë u kushton pacientëve mijëra euro

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
​Ligji që nuk u miratua kurrë në Kosovë u kushton pacientëve mijëra euro

Qytetarëve të Kosovës u duhet të shpenzojnë qindra, mijëra e ndonjëherë edhe miliona euro për të kryer transplantimin e organeve jashtë vendit. Kjo për shkak se vendi ynë është ndër të vetmit në rajon, që nuk e kryen këtë shërbim mjekësor.

Në vendin tonë nuk është arritur asnjëherë që të miratohet ligji për transplantimin e organeve. Derisa nevoja për miratimin e këtij ligji po konsiderohet të jetë e domosdoshme.

Reklamë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtar në komisionin për Shëndetësi, Bekim Haxhiu thotë se ky ligj është jashtëzakonisht i domosdoshëm. Haxhiu thekson se si pasojë e mungesës së këtij ligji, shumë pacientë shpenzojnë për t’u trajtuar jashtë vendit.

“Është jashtëzakonisht i domosdoshëm, ka nevojë Kosova për ligjin për transplantimin e organeve. Në mandatin e kaluar kemi iniciuar si komision parlamentar për shëndetësi draftimin e këtij projektligji. Për fat keq në ditën kur ne ishim në mbledhje të komisionit për ta shtyrë përpara këtë projektligj, ka shkuar vendi në zgjedhje dhe ajo çështje ka mbetur për legjislaturën e ardhshme. Draftligji është i gatshëm, është në pjesën e dokumentacionit të administratës së komisionit parlamentar për shëndetësi. Kjo qeveri nuk e ka përgatitur një projektligj të ri për transplantimin e organeve. Në agjendë legjislative të viti 2021 ishte e planifikuar që të vije në kuvend. Pastaj në të gjitha agjendat legjislative të qeverisë Kurti është larguar dhe nuk është sjellë në kuvend. Disa herë kam kërkuar në komisionin parlamentar për shëndetësi që ta inciojmë si komision parlamentar për shëndetësi, mirëpo nuk po ka një mbështetje nga ana e shumicës parlamentare të Vetëvendosjes…Nevoja është shumë e madhe, ka shumë pacientë që edhe shpenzojnë edhe vuajnë në mungesë të këtij ligji”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj thotë se mungesa e këtij ligji është vetëm një segment i vogël i problematikës së madhe të shëndetësisë në Kosovë.

Dreshaj potencon se qeveria aktuale shtynë përpara vetëm proceset që atyre u interesojnë.

“Çdo ligj i cili e rregullon një situatë të caktuar, një problematikë të caktuar brenda vendit, është i domosdoshëm për vendin. Mendoj, se ky ligj për kundër mangësie që i ka është mirë që të debatohet, të përmbyllet, dhe të aprovohet…Ne kemi pasur ligje edhe më të rëndësishme të cilat deri më sot nuk kanë ardhur. Pra, kanë qenë në agjendën legjislative dhe nuk kanë ardhur deri tek neve. Kjo legjislaturë shtyn përpara vetëm procese që këtyre ju interesojnë…Ky ligj është vetëm një segment i vogël i problematikës së madhe në shëndetësi që Kosova ballafaqohet me të përditë”.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku derisa pohon se është më se e domosdoshme që qytetarët ta kenë këtë shërbim, thotë se janë në pritje të ligjit të ri për shëndetësi.

Në një prononcim, Kollçaku potencon se ka mjekë që janë të gatshëm për të kryer transplantimin e organeve.

“Ne jemi në pritje të ligjit të ri për shëndetësinë për të krijuar vërtetë të gjitha parakushtet, për të filluar edhe me transplantim të organeve. Mirëpo, deri tani ka munguar, se duhet përgatitur institucionet dhe ekspertët për këtë çështje. Ne kemi ekspertë, kemi mjekë që janë të gatshme por është dashur që të përgatitet edhe baza ligjore edhe kushtet për fillim. Unë besoj që shumë shpejtë si Kosovë ne do ta rregullojmë këtë çështje. Është më se e domosdoshme që qytetarët tanë ta kenë këtë shërbim këtu”, thotë Kollçaku.

Kujtojmë se nismën për këtë ligj e kishte marrë ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Në vitin 2013, ish-ministri shtyu përpara projektligjin për transplantimin e organeve, që lejonte operacionet edhe në klinikat private, por që u tërhoq me sugjerimin e ndërkombëtarëve.

Ani pse janë ndërruar disa ministra, miratimi i këtij ligji vazhdon të jetë në proces.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për KosovaPres,s thotë se grupi punues ka hartuar draftin fillestar për këtë ligj dhe se pritet të finalizohet në fund të qershorit .

MSh-ja thotë se me miratimin e këtij koncept dokumenti do të hapet rruga për hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve, i cili është paraparë për vitin 2025.

“Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim 2024 – 2026 ka paraparë hartimin e koncept dokumentit për transplantim të organeve.Për hartimin e këtij koncept dokumenti është themeluar grupi punues, i cili ka hartuar draftin fillestar dhe pritet të finalizohet deri në fund të Qershorit.Me miratimin e këtij koncept dokumenti do të hapet rruga për hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve, i cili është paraparë për vitin 2025”, thuhet në përgjigjen e MSh-së. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X