TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSh sqarohet

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSh sqarohet

Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën për t’i blerë barnat pasi ato po shiten me çmime të ndryshme. Në Ministrinë e shëndetësisë thonë se deklarimi i çmimeve ka qenë deri më 16 maj dhe pas përfundimit të afatit të ankesave do të fillojë implementimi i ligjit.

Ligji për çmimin e produkteve medicinale ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023. Në nenin 19 të ligjit thuhet se lista e çmimeve të barnave publikohet për herë të parë katër muaj pas hyrjes në fuqi dhe se zbatimi i tij fillon pas 6 muajsh.

Megjithatë, të njëjtat barna vazhdojnë me çmime të ndryshme dhe qytetarët duhet të vizitojnë disa barnatore për të gjetur një çmim më të arsyeshëm. Ata thonë se ka dallime të mëdha.

Pensionisti Bedri Bytyçi thotë se një ilaç diku e gjen me dy euro, e diku tjetër më shtrenjtë. Ai tregon se barnatoret arsyetohen duke thënë se qiranë e paguajnë më shtrenjtë.

“Ka ndryshime, unë e marr për shembull Enapin dhe Aspirinat, por Enapi diku është dy euro, diku dy euro e dyzet centë apo dy euro e shtatëdhjetë centë. Asnjë barnatore nuk i ka çmimet e caktuara. Duhet një kontroll të caktohet. Ata po thonë ‘unë e paguaj qiranë më shtrenjtë, i rriti çmimet’. Si të kanë dëshirë i rrisin çmimet…Vështirë është për pensionistët, çdo pensionist duhet të dinë që merr barna dhe shtrenjtë janë”, tha Bytyçi.

Edhe qytetari tjetër Kadri Bytyçi ankohet për dallime në çmime të barnave. Ai thotë se duhet të vendoset ligji që të gjitha barnatoret t’i kenë çmimet e njëjta.

“Po diku dyfish, diku katër e gjysmë, diku kushton pesë euro, dikur tri euro, diku dy euro e gjysmë, por i njëjti ilaç është. Po thonë janë të Maqedonisë, jo janë tonat, jo të Gjermanisë, aty po na ngatërrojnë neve…Ka dallime të mëdha…Me qenë njëjtë mirë është, por nuk është njëjtë, barnatorja me barnatore ka me pesë herë, tri herë e katër dallim në çmime”, tregon Bytyçi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se afati për deklarimin e çmimeve ka qenë deri më 16 maj dhe pas përfundimit të afatit të ankesave prej 30 ditësh do të fillojë implementimi i ligjit. Ai potencon se ky ligj do të përcaktojë tavanin e çmimeve për barnatoret dhe distributorët.

“Në gushtin e vitit të kaluar, ka kaluar ligji për çmimin e barnave. Ky ligj do të përcaktojë tavanin e profitit nga ana e distributorëve dhe ana e barnatoreve. Tanimë, janë dorëzuar të gjitha këto, janë deklaruar çmimet. Afati ka qenë deri më 16 maj, por deklarimet janë bërë deri datën e djeshme, që i bie data 13 maj. Tash jemi duke punuar për ta nxjerrë vendimin i cili do të nënshkruhet nesër. Pastaj, pas afatit të ankesave që do të zgjasë 30 ditë, tani e tutje do të fillojmë me implementimin e këtij ligji, ku më në fund qytetarët e Republikës së Kosovës do të munden që në çdo barnatore pavarësisht në cilën, ta kenë çmimin njësoj dhe jo çmim potencialisht abuzues siç ka ndodhur në disa raste fatkeqësisht ku një pjesë e mirë e barnave në Kosovë kanë kushtuar dy apo trefish më shtrenjtë sesa në shtetet rajonit”, tha Vitia për KP.

Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Astrit Haxhijaha thotë se ky ligj do të ndikojë në unifikimin dhe uljen çmimeve nëpër barnatore për pacientët. Ai thotë se në deklarimin e çmimeve kanë pasur drejtë të marrin pjesë vetëm produktet që posedojnë substancën aktive dhe jo shtesat ushqimore.

“Ky ligj mendoj që do të ndikojë në mënyrë direkte tek ulja e çmimeve për pacientët. Pastaj unifikimin e çmimeve në të gjitha barnatoret e licencuara në Kosovë. Përveç kësaj, do ta zvogëlojë pjesën e tregut ilegal…Dhe më e rëndësishmja, është kthimi i profesionalizmit të farmacistëve, të cilët me anë të këtij ligji do ta nxitë konkurrencën profesionale dhe jo konkurrencën financiare. 02:55 Brenda kësaj liste i kemi diku të aplikuar përafërsisht 2 mijë e 300 molekula apo substanca aktive apo shumëllojshmëri të barnave. Pritet që në vazhdimësi të trajtohen diku edhe një mijë të tjera,” tha ai.

Ndryshe, në rast të shkeljes së ligjit, gjobat variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro dhe inicimi i procedurës për revokimin e licencës së farmacistit apo licencës së farmacisë. Në inspektimin e barnatoreve merret Inspektorati Farmaceutik.

Tags: BarnaMshqytetaret
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

​Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X